|
Mon | Tue | Wed | Thu | Fri | Sat | Sun |
|---|
1 | 2 | 3 - Njoftim
All day 2025.12.03 Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli sot, më datë 03.12.2025, ora 10:00, seancën gjyqësore në dhomë këshillimi të çështjes (JR) 49/2024, datë 10.12.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Dashnor Nure kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 793, datë 04.09.2024. Për shkak të mosformimit me prezencë të plotë të trupit gjykues, seanca gjyqësore u shty për në datën 04.12.2025, ora 09:00. Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Dhomë këshillimi
All day 2025.12.03 Ditën e mërkurë më datë 03.12.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 49/2024, datë 10.12.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Dashnor Nure kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 793, datë 04.09.2024. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesuese: Natasha Mulaj Relatore: Ina Rama Anëtarë: Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
| 4 - Njoftim
All day 2025.12.04 Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli sot, më datë 04.12.2025, ora 09:00, seancën gjyqësore në dhomë këshillimi të çështjes (JR) 49/2024, datë 10.12.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Dashnor Nure kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 793, datë 04.09.2024. Trupi gjykues vendosi shtyrjen e seancës gjyqësore për në datën 09.12.2025, ora 14:00, me qëllim që të njihet në mënyrë të drejtpërdrejtë me informacionin e klasifikuar të njohur nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në kuadër të çështjes, pranë institucioneve ligjzbatuese që e administrojnë atë. Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Dhomë këshillimi
All day 2025.12.04 Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli sot, më datë 03.12.2025, ora 10:00, seancën gjyqësore në dhomë këshillimi të çështjes (JR) 49/2024, datë 10.12.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Dashnor Nure kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 793, datë 04.09.2024. Për shkak të mosformimit me prezencë të plotë të trupit gjykues, seanca gjyqësore u shty për në datën 04.12.2025, ora 09:00. Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Seancë publike
All day 2025.12.04 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 04.12.2025, ora 13:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR)17/2024, datë 21.05.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr.735, datë 31.01.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Dritan Nushi. Kryesuesi i trupit gjykues bëri me dije se neni 179/b, pika 8 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë ka përcaktuar kalimin e kompetencave nga Komisioneri Publik tek Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme. Bazuar në nenin 199, paragrafi i dytë i Kodit të Procedurës Civile, trupi gjykues vendosi kalimin procedural nga Komisioneri Publik tek Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, i përfaqësuar në këtë çështje me autorizim të veçantë nga prokurori i Prokurorisë së Posaçme z. Klodjan Braho, i pranishëm në seancë. Gjatë paraqitjes së shkaqeve të ankimit për kriterin e vlerësimit të aftësive profesionale, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, referuar procedimeve penale të trajtuara nga subjekti i rivlerësimit gjatë ushtrimit të detyrës, deklaroi se vërehen mangësi në çmuarjen e provave, arsyetimin ligjor, si dhe në ndërmarrjen e veprimeve të duhura hetimore. Sipas z. Braho, qasja e treguar nga subjekti i rivlerësimit për moszbatimin e legjislacionit në fuqi lidhur me një ndërtim të paligjshëm mbi një pasuri në përdorim të tij, mosveprim ky që bie ndesh me etikën e prokurorit, si dhe deklarimet kontradiktore të subjektit sa i përket një pasurie të blerë, e regjistruar nga prindërit e tij, të cilat kanë çuar në pamundësi objektive për të kontrolluar burimet e krijimit të saj, duhen marrë në konsideratë nga Kolegji në një vlerësim të përgjithshëm të të tria kritereve të rivlerësimit e duke iu referuar nenit 61, pika 5 të ligjit 84/2016, cenimit të besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë. Përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme deklaroi se gjatë procesit në Kolegj, subjekti i rivlerësimit ka të drejtë të paraqesë prova dhe argumenta shtesë në kundërshtim të ankimit, por referuar gjendjes që janë aktet aktualisht, z. Braho kërkoi ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 735, datë 31.01.2024 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Dritan Nushi. Subjekti i rivlerësimit kundërshtoi ankimin e përfaqësuesit të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme si të pambështetur në prova e ligj, por në interpretime të njëanshme e të fragmentarizuara, si dhe në mungesë të argumenteve ligjorë për të përmbysur vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që e ka konfirmuar atë në detyrë. Subjekti i rivlerësimit dhe përfaqësuesja e tij ligjore dhanë shpjegime të detajuara në prapësim të shkaqeve të ankimit dhe në mbështetje të pretendimeve të tyre depozituan disa akte, të cilat kërkuan të pranohen në cilësinë e provës. Subjekti i rivlerësimit i kërkoi Kolegjit rrëzimin e ankimit, çeljen e hetimit gjyqësor të çështjes me qëllim marrjen e provave të reja dhe lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 735, datë 31.01.2024. Lidhur me denoncimet, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme deklaroi se nuk përmbajnë shkaqe për hetime të mëtejshme, qëndrim të cilin e ndau edhe subjekti i rivlerësimit. Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi të çelë hetimin gjyqësor të çështjes, duke pranuar në cilësinë e provës aktet e depozituara nga subjekti i rivlerësimit, përveç atyre që janë tashmë pjesë e fashikullit të dosjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Lidhur me denoncimet, pasi dëgjoi qëndrimet e palëve dhe u njoh me aktet bashkëlidhur tyre, trupi gjykues vendosi të mos ndërmarrë hetime të mëtejshme, pasi nuk përmbushen rrethanat e nenit 53 të ligjit 84/2016, ndërkohë që për një prej tyre u vlerësua se hetimi i mëtejshëm i tij binte ndesh me përcaktimet e nenit E, pika 2 e Aneksit të Kushtetutës. Pasi palët deklaruan se nuk kishin kërkesa të tjera procedurale, trupi gjykues vendosi të mbyllë hetimin gjyqësor, duke ftuar palët të paraqesin konkluzionet përfundimtare në seancën e radhës që do të zhvillohet më datë 16.12.2025, ora 9:00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë. - Seancë publike
All day 2025.12.04 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 04.12.2025, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 45/2023, datë 12.10.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 682, datë 10.07.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Enklid Gjini. Kryesuesja e trupit gjykues bëri me dije se neni 179/b, pika 8 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë ka përcaktuar kalimin e kompetencave nga Komisioneri Publik tek Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme. Bazuar në nenin 199, paragrafi i dytë i Kodit të Procedurës Civile, trupi gjykues vendosi kalimin procedural nga Komisioneri Publik tek Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, i përfaqësuar në këtë çështje me autorizim të veçantë nga prokurori i Prokurorisë së Posaçme z. Klodjan Braho, i pranishëm në seancë. Gjatë paraqitjes së shkaqeve të ankimit përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme z. Klodjan Braho deklaroi se subjekti i rivlerësimit gjendet në kushtet e deklarimit të pasaktë e të pamjaftueshëm të pasurisë, si dhe deklarimet e tij në deklaratat Vetting janë kontradiktore dhe fiktive, ndërsa lidhur me kriterin e vlerësimit profesional, i kërkoi Kolegjit të marrë në konsideratë në kuadër të vlerësimit të përgjithshëm për të tria kriteret, gjetjet në ankim lidhur me ndërmarrjen e veprimeve hetimore nga ana e subjektit gjate ushtrimit të funksionit. Lidhur me kriterin e figurës, z. Klodjan Braho deklaroi se nisur nga referimi i agjencive ligjzbatuese, nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nuk janë hetuar plotësisht dhe në mënyrë të gjithanshme dy procedime penale të trajtuara nga subjekti i rivlerësimit, për të përjashtuar eventualitetin e gjendjes së subjektit të rivlerësimit në kushtet e zbatimit të nenit 61, pika 5 e ligjit nr. 84/2016, cenimit të besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë. Përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme deklaroi se gjatë procesit në Kolegj, subjekti i rivlerësimit ka të drejtë të paraqesë prova dhe argumenta shtesë në kundërshtim të ankimit, por referuar gjendjes që janë aktet aktualisht, z. Braho kërkoi ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 682, datë 10.07.2023 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Enklid Gjini. Subjekti i rivlerësimit dha shpjegime të detajuara lidhur me ankimin, duke e kundërshtuar si të pabazuar në ligj e në prova, si një lexim selektiv, të paargumentuar që nuk e kalon testin e provueshmërisë dhe të proporcionalitetit. Subjekti i rivlerësimit kërkoi çeljen e hetimit gjyqësor, duke i kërkuar Kolegjit të administrojë në cilësinë e provës akte të reja në mbështetje të pretendimeve të tij. Lidhur me denoncimet, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme dhe subjekti i rivlerësimit ndanë të njëjtin qëndrim se ato nuk përmbajnë rrethana për hetime të mëtejshme. Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi çeljen e hetimit gjyqësor, duke marrë në cilësinë e provës aktet e paraqitura nga subjekti i rivlerësimit bashkëlidhur parashtrimeve dhe aktet e sjella në seancën e ditës së sotme, përvec aktit “Dokument i Bankës Amerikane të Investimeve”, i cili është pjesë e fashikullit të dosjes. Lidhur me denoncimet, trupi gjykues vendosi të mos hetohet më tej, pasi nuk ka rrethana që plotësojnë kërkesat e nenit 53, ligjit 84/2026. Lidhur me kontrollin e kriterit të figurës, trupi gjykues vendosi të njihet në mënyrë të drejtëpërdrejtë me informacionin e klasifikuar, të njohur nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në kuadër të cështjes, pranë institucioneve ligjzbatuese që e administrojnë atë. Pasi subjekti i rivlerësimit iu përgjigj disa pyetjeve të vëzhguesit ndërkombëtar të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit në funksion të shqyrtimit të çështjes, trupi gjykues vendosi mbylljen e hetimit gjyqësor dhe në funksion të vendimit të ndërmjetëm, vendosi shtyrjen e seancës gjyqësore për në datën 15.12.2025, ora 9:00, duke i ftuar palët të jenë të përgatitura edhe për konkluzionet përfundimtare. Në kuadër të qartësisë për përgatitjen e konkluzioneve përfundimtare, trupi gjykues ftoi Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, apo përfaqësuesin e autorizuar të tij, që nëse e vlerësojnë të nevojshme, të mund të aksesojnë për konsultim në ambientet e Kolegjit dosjen e klasifikuar në ngarkim të subjektit të rivlerësimit, e cila është e administruar në fashikullin e Komisionit, si pjesë përbërëse e tij, apo çdo veprim tjetër që ata do ta konsiderojnë të nevojshëm në funksion të qartësimit të kërkimit përfundimtar. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
| 5 - Seancë publike
All day 2025.12.05 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 05.12.2025, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 18/2024, datë 24.05.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 738, datë 22.02.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Gëzim Çopa. Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, z. Adnan Xholi, i qëndroi shkaqeve të ankimit dhe deklaroi se gjatë procesit të zhvilluar në Kolegj, subjekti i rivlerësimit nuk paraqiti ndonjë akt të ri për të provuar të kundërtën e barrës së provës, duke u gjendur në kushtet e deklarimit të pasaktë e të pamjaftueshëm e me mungesë të burimeve financiare të ligjshme për të justifikuar krijimin e pasurive të tij. Përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme deklaroi që veprimtaria hetimore e subjektit të rivlerësimit gjatë ushtrimit të detyrës afekton kriterin e vlerësimit të aftësive profesionale të tij dhe kërkoi që, problematikat në gjetjet e evidentuara në ankim të vlerësohen nga Kolegji edhe lidhur me kriterin e vlerësimit të figurës, sipas nenit 4, pika 2 të ligjit 84/2016, në kuadër të nenit 61, pika 5 të po këtij ligji. Përfundimisht, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kërkoi ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 738, datë 22.02.2024 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Gëzim Çopa. Subjekti i rivlerësimit deklaroi se pas shpjegimeve të dhëna prej tij bazuar në provat në dosje gjatë procesit të zhvilluar në Kolegj, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme nuk duhet t’u qëndronte shkaqeve të ankimit, pasi nëpërmjet provueshmërisë së akteve është arritur të përmbyset barra e provës. Përfundimisht, subjekti i rivlerësimit i kërkoi Kolegjit rrëzimin e ankimit të paraqitur nga përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, si të pabazuar në prova e ligj dhe lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 738, datë 22.02.2024. Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor të çështjes dhe u tërhoq në dhomë këshillimi për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 16.12.2025, ora 15:00 Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
| 6 | 7 |
8 | 9 - Dhomë këshillimi
All day 2025.12.09 Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli sot, më datë 04.12.2025, ora 09:00, seancën gjyqësore në dhomë këshillimi të çështjes (JR) 49/2024, datë 10.12.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Dashnor Nure kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 793, datë 04.09.2024. Trupi gjykues vendosi shtyrjen e seancës gjyqësore për në datën 09.12.2025, ora 14:00, me qëllim që të njihet në mënyrë të drejtpërdrejtë me informacionin e klasifikuar të njohur nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në kuadër të çështjes, pranë institucioneve ligjzbatuese që e administrojnë atë. Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Dhomë këshillimi
All day 2025.12.09 Ditën e martë, më datë 09.12.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 26/2024, datë 08.07.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Dritan Gripshi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 749, datë 27.03.2024. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
| 10 - Dhomë këshillimi
All day 2025.12.10 Ditën e mërkurë, më datë 10.12.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 57/2023, datë 20.12.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Kujtim Bashaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 705, datë 18.10.2023. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
| 11 - Dhomë këshillimi
All day 2025.12.11 Ditën e enjte, më datë 11.12.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 40/2024, datë 21.10.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Rajmonda Berisha (Kopaçi) kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 780, datë 03.07.2024. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Ina Rama Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
| 12 | 13 | 14 |
15 - Seancë publike
All day 2025.12.15 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 04.12.2025, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 45/2023, datë 12.10.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 682, datë 10.07.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Enklid Gjini. Kryesuesja e trupit gjykues bëri me dije se neni 179/b, pika 8 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë ka përcaktuar kalimin e kompetencave nga Komisioneri Publik tek Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme. Bazuar në nenin 199, paragrafi i dytë i Kodit të Procedurës Civile, trupi gjykues vendosi kalimin procedural nga Komisioneri Publik tek Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, i përfaqësuar në këtë çështje me autorizim të veçantë nga prokurori i Prokurorisë së Posaçme z. Klodjan Braho, i pranishëm në seancë. Gjatë paraqitjes së shkaqeve të ankimit përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme z. Klodjan Braho deklaroi se subjekti i rivlerësimit gjendet në kushtet e deklarimit të pasaktë e të pamjaftueshëm të pasurisë, si dhe deklarimet e tij në deklaratat Vetting janë kontradiktore dhe fiktive, ndërsa lidhur me kriterin e vlerësimit profesional, i kërkoi Kolegjit të marrë në konsideratë në kuadër të vlerësimit të përgjithshëm për të tria kriteret, gjetjet në ankim lidhur me ndërmarrjen e veprimeve hetimore nga ana e subjektit gjate ushtrimit të funksionit. Lidhur me kriterin e figurës, z. Klodjan Braho deklaroi se nisur nga referimi i agjencive ligjzbatuese, nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nuk janë hetuar plotësisht dhe në mënyrë të gjithanshme dy procedime penale të trajtuara nga subjekti i rivlerësimit, për të përjashtuar eventualitetin e gjendjes së subjektit të rivlerësimit në kushtet e zbatimit të nenit 61, pika 5 e ligjit nr. 84/2016, cenimit të besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë. Përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme deklaroi se gjatë procesit në Kolegj, subjekti i rivlerësimit ka të drejtë të paraqesë prova dhe argumenta shtesë në kundërshtim të ankimit, por referuar gjendjes që janë aktet aktualisht, z. Braho kërkoi ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 682, datë 10.07.2023 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Enklid Gjini. Subjekti i rivlerësimit dha shpjegime të detajuara lidhur me ankimin, duke e kundërshtuar si të pabazuar në ligj e në prova, si një lexim selektiv, të paargumentuar që nuk e kalon testin e provueshmërisë dhe të proporcionalitetit. Subjekti i rivlerësimit kërkoi çeljen e hetimit gjyqësor, duke i kërkuar Kolegjit të administrojë në cilësinë e provës akte të reja në mbështetje të pretendimeve të tij. Lidhur me denoncimet, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme dhe subjekti i rivlerësimit ndanë të njëjtin qëndrim se ato nuk përmbajnë rrethana për hetime të mëtejshme. Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi çeljen e hetimit gjyqësor, duke marrë në cilësinë e provës aktet e paraqitura nga subjekti i rivlerësimit bashkëlidhur parashtrimeve dhe aktet e sjella në seancën e ditës së sotme, përvec aktit “Dokument i Bankës Amerikane të Investimeve”, i cili është pjesë e fashikullit të dosjes. Lidhur me denoncimet, trupi gjykues vendosi të mos hetohet më tej, pasi nuk ka rrethana që plotësojnë kërkesat e nenit 53, ligjit 84/2026. Lidhur me kontrollin e kriterit të figurës, trupi gjykues vendosi të njihet në mënyrë të drejtëpërdrejtë me informacionin e klasifikuar, të njohur nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në kuadër të cështjes, pranë institucioneve ligjzbatuese që e administrojnë atë. Pasi subjekti i rivlerësimit iu përgjigj disa pyetjeve të vëzhguesit ndërkombëtar të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit në funksion të shqyrtimit të çështjes, trupi gjykues vendosi mbylljen e hetimit gjyqësor dhe në funksion të vendimit të ndërmjetëm, vendosi shtyrjen e seancës gjyqësore për në datën 15.12.2025, ora 9:00, duke i ftuar palët të jenë të përgatitura edhe për konkluzionet përfundimtare. Në kuadër të qartësisë për përgatitjen e konkluzioneve përfundimtare, trupi gjykues ftoi Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, apo përfaqësuesin e autorizuar të tij, që nëse e vlerësojnë të nevojshme, të mund të aksesojnë për konsultim në ambientet e Kolegjit dosjen e klasifikuar në ngarkim të subjektit të rivlerësimit, e cila është e administruar në fashikullin e Komisionit, si pjesë përbërëse e tij, apo çdo veprim tjetër që ata do ta konsiderojnë të nevojshëm në funksion të qartësimit të kërkimit përfundimtar. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë. - Njoftim vendimi
All day 2025.12.15 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 25.11.2025, ora 11:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 47/2023, datë 19.10.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 689, datë 24.07.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ervin Pollozhani. Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme z. Klodjan Braho deklaroi se subjekti i rivlerësimit gjendet në kushtet e deklarimit të pasaktë e të pamjaftueshëm të pasurisë dhe se pretendimet e tij për të kundërtën e shkaqeve të ankimit mbeten në nivel deklarativ e të pambështetura në aktet në dosje. Përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme i kërkoi përfundimisht Kolegjit ndryshimin e vendimit nr. 689, datë 24.07.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Ervin Pollozhani. Subjekti i rivlerësimit kundërshoi shkaqet e ankimit dhe dokumentin “gjetje dhe mendim” të paraqitur nga vëzhguesi ndërkombëtar i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit dhe i kërkoi përfundimisht Kolegjit lënien në fuqi të vendimit nr. 689, datë 24.07.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, sipas tij, i bazuar në ligj e në prova, i marrë pas një hetimi të plotë, shterues dhe argumentues. Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor të çështjes dhe u tërhoq në dhomë këshillimi për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 15.12.2025, ora 15:00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë. - Seancë publike
All day 2025.12.15 Ditën e hënë, më datë 15.12.2025, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 54/2023, datë 14.11.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 698, datë 15.09.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Gjergji Tako. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesuese: Ina Rama Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë. - Seancë publike
All day 2025.12.15 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 13.11.2025, ora 13:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 15/2024, datë 17.04.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 739, datë 26.02.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Mimoza Margjeka. Kryesuesja e trupit gjykues bëri me dije se neni 179/b, pika 8 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë ka përcaktuar kalimin e kompetencave nga Komisioneri Publik tek Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme. Bazuar në nenin 199, paragrafi i dytë i Kodit të Procedurës Civile, trupi gjykues vendosi kalimin procedural nga Komisioneri Publik tek Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, i përfaqësuar në këtë çështje me autorizim të veçantë nga prokurori i Prokurorisë së Posaçme z. Adnan Xholi, i pranishëm në seancë. Gjatë verifikimit të prezencës së palëve, kryesuesja e seancës konstatoi praninë e subjektit të rivlerësimit Mimoza Margjeka, ndërsa bëri me dije se përfaqësuesja e saj ligjore i kishte drejtuar një kërkesë Kolegjit, nëpërmjet së cilës, kërkonte shtyrjen e seancës gjyqësore për shkak të pamundësisë objektive të saj për të marrë pjesë në të e për të realizuar procesin e mbrojtjes. Në qëndrimin e tij lidhur me këtë kërkesë, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, shprehu dakordësinë për pranimin e kërkesës, nëse subjekti i rivlerësimit e konsideron të rëndësishme praninë e përfaqësueses ligjore. Pasi trupi gjykues dëgjoi qëndrimin e subjektit të rivlerësimit që e çmoi të domosdoshme praninë e përafqësueses ligjore në procesin e mbrotjes, trupi gjykues vendosi të pranojë kërkesën dhe të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 15.12.2025, ora 13:00, për t’i dhënë mundësi znj. Margjeka të realizojë mbrojtjen e saj, duke shmangur zvarritjen e gjykimit të çështjes. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
| 16 - Njoftim vendimi
All day 2025.12.16 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 05.12.2025, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 18/2024, datë 24.05.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 738, datë 22.02.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Gëzim Çopa. Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, z. Adnan Xholi, i qëndroi shkaqeve të ankimit dhe deklaroi se gjatë procesit të zhvilluar në Kolegj, subjekti i rivlerësimit nuk paraqiti ndonjë akt të ri për të provuar të kundërtën e barrës së provës, duke u gjendur në kushtet e deklarimit të pasaktë e të pamjaftueshëm e me mungesë të burimeve financiare të ligjshme për të justifikuar krijimin e pasurive të tij. Përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme deklaroi që veprimtaria hetimore e subjektit të rivlerësimit gjatë ushtrimit të detyrës afekton kriterin e vlerësimit të aftësive profesionale të tij dhe kërkoi që, problematikat në gjetjet e evidentuara në ankim të vlerësohen nga Kolegji edhe lidhur me kriterin e vlerësimit të figurës, sipas nenit 4, pika 2 të ligjit 84/2016, në kuadër të nenit 61, pika 5 të po këtij ligji. Përfundimisht, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kërkoi ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 738, datë 22.02.2024 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Gëzim Çopa. Subjekti i rivlerësimit deklaroi se pas shpjegimeve të dhëna prej tij bazuar në provat në dosje gjatë procesit të zhvilluar në Kolegj, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme nuk duhet t’u qëndronte shkaqeve të ankimit, pasi nëpërmjet provueshmërisë së akteve është arritur të përmbyset barra e provës. Përfundimisht, subjekti i rivlerësimit i kërkoi Kolegjit rrëzimin e ankimit të paraqitur nga përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, si të pabazuar në prova e ligj dhe lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 738, datë 22.02.2024. Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor të çështjes dhe u tërhoq në dhomë këshillimi për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 16.12.2025, ora 15:00 Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë. - Seancë publike
All day 2025.12.16 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 04.12.2025, ora 13:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR)17/2024, datë 21.05.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr.735, datë 31.01.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Dritan Nushi. Kryesuesi i trupit gjykues bëri me dije se neni 179/b, pika 8 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë ka përcaktuar kalimin e kompetencave nga Komisioneri Publik tek Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme. Bazuar në nenin 199, paragrafi i dytë i Kodit të Procedurës Civile, trupi gjykues vendosi kalimin procedural nga Komisioneri Publik tek Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, i përfaqësuar në këtë çështje me autorizim të veçantë nga prokurori i Prokurorisë së Posaçme z. Klodjan Braho, i pranishëm në seancë. Gjatë paraqitjes së shkaqeve të ankimit për kriterin e vlerësimit të aftësive profesionale, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, referuar procedimeve penale të trajtuara nga subjekti i rivlerësimit gjatë ushtrimit të detyrës, deklaroi se vërehen mangësi në çmuarjen e provave, arsyetimin ligjor, si dhe në ndërmarrjen e veprimeve të duhura hetimore. Sipas z. Braho, qasja e treguar nga subjekti i rivlerësimit për moszbatimin e legjislacionit në fuqi lidhur me një ndërtim të paligjshëm mbi një pasuri në përdorim të tij, mosveprim ky që bie ndesh me etikën e prokurorit, si dhe deklarimet kontradiktore të subjektit sa i përket një pasurie të blerë, e regjistruar nga prindërit e tij, të cilat kanë çuar në pamundësi objektive për të kontrolluar burimet e krijimit të saj, duhen marrë në konsideratë nga Kolegji në një vlerësim të përgjithshëm të të tria kritereve të rivlerësimit e duke iu referuar nenit 61, pika 5 të ligjit 84/2016, cenimit të besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë. Përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme deklaroi se gjatë procesit në Kolegj, subjekti i rivlerësimit ka të drejtë të paraqesë prova dhe argumenta shtesë në kundërshtim të ankimit, por referuar gjendjes që janë aktet aktualisht, z. Braho kërkoi ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 735, datë 31.01.2024 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Dritan Nushi. Subjekti i rivlerësimit kundërshtoi ankimin e përfaqësuesit të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme si të pambështetur në prova e ligj, por në interpretime të njëanshme e të fragmentarizuara, si dhe në mungesë të argumenteve ligjorë për të përmbysur vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që e ka konfirmuar atë në detyrë. Subjekti i rivlerësimit dhe përfaqësuesja e tij ligjore dhanë shpjegime të detajuara në prapësim të shkaqeve të ankimit dhe në mbështetje të pretendimeve të tyre depozituan disa akte, të cilat kërkuan të pranohen në cilësinë e provës. Subjekti i rivlerësimit i kërkoi Kolegjit rrëzimin e ankimit, çeljen e hetimit gjyqësor të çështjes me qëllim marrjen e provave të reja dhe lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 735, datë 31.01.2024. Lidhur me denoncimet, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme deklaroi se nuk përmbajnë shkaqe për hetime të mëtejshme, qëndrim të cilin e ndau edhe subjekti i rivlerësimit. Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi të çelë hetimin gjyqësor të çështjes, duke pranuar në cilësinë e provës aktet e depozituara nga subjekti i rivlerësimit, përveç atyre që janë tashmë pjesë e fashikullit të dosjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Lidhur me denoncimet, pasi dëgjoi qëndrimet e palëve dhe u njoh me aktet bashkëlidhur tyre, trupi gjykues vendosi të mos ndërmarrë hetime të mëtejshme, pasi nuk përmbushen rrethanat e nenit 53 të ligjit 84/2016, ndërkohë që për një prej tyre u vlerësua se hetimi i mëtejshëm i tij binte ndesh me përcaktimet e nenit E, pika 2 e Aneksit të Kushtetutës. Pasi palët deklaruan se nuk kishin kërkesa të tjera procedurale, trupi gjykues vendosi të mbyllë hetimin gjyqësor, duke ftuar palët të paraqesin konkluzionet përfundimtare në seancën e radhës që do të zhvillohet më datë 16.12.2025, ora 9:00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë. - Dhomë këshillimi
All day 2025.12.16 Ditën e martë, më datë 16.12.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 47/2024, datë 19.11.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Xhevahir Lita kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 796, datë 04.09.2024. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesuese: Albana Shtylla Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Ina Rama, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
| 17 - Dhomë këshillimi
All day 2025.12.17 Ditën e mërkurë, më datë 17.12.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 48/2024, datë 19.11.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Sabri Kastrati kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 800, datë 19.09.2024. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesuese: Albana Shtylla Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Ina Rama, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
| 18 - Dhomë këshillimi
All day 2025.12.18 Ditën e enjte, më datë 18.12.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 30/2024, datë 29.07.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Madrid Kullolli kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 758, datë 16.04.2024. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
| 19 | 20 | 21 |
22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 |
29 | 30 | 31 | Janar | Janar | Janar | Janar |