Njoftim vendimi

Njoftim vendimi

2019-04-18 00:00 - 00:00

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Ina Rama, Luan Daci, Sokol Çomo anëtarë, vlerëson se subjekti i rivlerësimit Astrit Faqolli ka kryer deklarim të pamjaftueshëm sipas pikës 3, të nenit 61, të ligjit nr.84/2016 dhe ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme për krijimin e pasurisë, sipas nenit D, pikave 1, 3 dhe 5 të Aneksit të Kushtetutës.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në konkluzionet e mësipërme, në mbështetje të nenit D, pika 1, 3 dhe 5 të Aneksit të Kushtetutës, si dhe nenit 61, pika 3 të ligjit nr.84/2016, vlerëson se vendimi nr. 47, datë 25.07.2018, i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duhet ndryshuar.

Për këto arsye, trupi gjykues, në mënyrë unanime, mbështetur në faktet e provuara në gjykim, në zbatim të nenit D, pikat 1 dhe 3, të Aneksit të Kushtetutës dhe të neneve 61, pika 3 dhe 66, pika 1, germa “b”, të ligjit nr.84/2016 “për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, vendosi:

  1. Ndryshimin e vendimit nr. 47, datë 25.07.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Astrit Faqolli, gjyqtar pranë gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Tiranë.
  2. Ky vendim është përfundimtar, me efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 18.04.2019.