Dhomë këshillimi

Dhomë këshillimi

2019-03-18 All day

Ditën e hënë, më datë 18.03.2019, ora 09:30, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.20/2018, datë 17.10.2018 për ankimin që subjekti i rivlerësimit Rovena Gashi ka bërë kundër vendimit nr.48, datë 25.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesuese: Albana Shtylla

Relator:  Luan Daci

Anëtarë:  Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.