Kreu

Kolegji i Posaçëm i Apelimit është një institucion kushtetues i pavarur. Ka si qëllim Rivlerësimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, si dhe ka juridiksion disiplinor ndaj anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurorit të Përgjithshëm dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Shqyrton ankimet kundër vendimeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë për vendosjen e masave disiplinore ndaj gjyqtarëve, prokurorëve dhe inspektorëve të tjerë.

«
»
Mon
Tue
Wed
Thu
Fri
Sat
Sun
1
2
  • Seancë publike
    All day
    2019.07.02

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 17 qershor 2019, seancën gjyqësore publike të radhës për çështjen (JR) nr.13/2018, datë 07.09.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr.32, datë 05.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Alma Brati.
    Gjatë seancës së sotme gjyqësore, trupi gjykues rrëzoi kërkesën e subjektit të rivlerësimit për të përcaktuar nivelin e provueshmërisë të të gjitha akteve të depozituara, në këndvështrim të nenit 32/2 dhe nenit 52/2 të ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, duke deklaruar se do të shprehet lidhur me to në vendimin përfundimtar, pasi t’i analizojë në detaje.
    Subjekti i rivlerësimit deklaroi se ka vënë re njëanshmëri të trupit gjykues gjatë procesit gjyqësor, rrjedhimisht, do të depozitojë një kërkesë për përjashtimin e anëtarëve të tij. Kryesuesja e seancës u shpreh se deri në momentin që kjo kërkesë të zyrtarizohet në formën e kërkuar nga ligji, nuk do të pezullohet, por do të vijojë shqyrtimi i çështjes, bazuar në nenin 75, paragrafi i fundit, i Kodit të Procedurës Civile.
    Lidhur me analizën financiare të kryer nga Kolegji, subjekti i rivlerësimit deklaroi se përveçse ka pasaktësi, kjo analizë tejkalon edhe ankimin e Komisionerit Publik, ndërkohë që ky i fundit, vlerësoi se rezultatet e kësaj analize evidentojnë mungesën e burimit të ligjshëm të të ardhurave të subjektit të rivlerësimit.
    Trupi gjykues përfundoi shqyrtimin gjyqësor dhe ftoi palët të parashtrojnë konkluzionet përfundimtare rreth çështjes në gjykim, në seancën që do të zhvillohet më datë 02.07.2019, ora 13.30.
    Seanca do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

3
4
5
6
7
8
9
  • Seancë publike
    00:00
    2019.07.09

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 17.06.2019, ora 10:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.29/2018, datë 05.11.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 60, datë 01.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Gentian Medja.

    Gjatë seancës gjyqësore, Komisioneri Publik parashtroi shkaqet e ankimit mbi kriterin e aftësive profesionale, duke i kërkuar Kolegjit të hartojë nje metodologji, nëpërmjet së cilës, me indikatorë objektivë të matshëm, të kryejë një rivlerësim profesional të plotë, të subjektit të rivlerësimit.

    Subjekti i rivlerësimit, z.Medja parashtroi argumentet e tij në lidhje me kundërankimin ndaj ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik, duke e cilësuar atë në kundërshtim me ligjin.

    Subjekti i rivlerësimit, i cili deklaroi se kërkesa e Komisionerit Publik për kryerjen e procesit të rivlerësimit në drejtim të kriterit professional, bazuar në një metodologji specifike, bie ndesh me parimet kushtetuese, i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit lënien në fuqi të vendimit nr. 60, datë 01.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Për shkak të kompleksitetit të çështjes, si dhe për arsye objektive, për shkak të zhvillimit të një séance tjetër gjyqësore të planifikuar, seanca e subjektit të rivlerësimit Gentian Medja u shty për në datën 09.07.2019, ora 10:00.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

10
11
  • Seancë publike
    00:00
    2019.07.11

    Ditën e enjte, më datë 11.07.2019, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr.36/2018, datë 04.12.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 61, datë 02.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Gentjan Osmani.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesuese:      Natasha Mulaj

    Relatore:         Ina Rama

    Anëtarë:          Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
Gusht
Gusht
Gusht
Gusht

Info për kalendarin


    Ditë njoftimi

    Ditë seance

    Ditë vendimi

    Dhomë këshillimi

Loading...
Gjykata_Kushtetuese_e_Shqipërisë_logo.svg
Gjykata Kushtetuese
Webp.net-resizeimage-3
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit
Institucioni i Komisionerëve Publikë
small_md
Ministria e Drejtesise
logo
Gjykatat e Republikës së Shqipërisë
kld
Këshilli i Lartë Gjyqësor
ildkpi
ILDKP