Kreu

Kolegji i Posaçëm i Apelimit është një institucion kushtetues i pavarur. Ka si qëllim Rivlerësimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, si dhe ka juridiksion disiplinor ndaj anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurorit të Përgjithshëm dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Shqyrton ankimet kundër vendimeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë për vendosjen e masave disiplinore ndaj gjyqtarëve, prokurorëve dhe inspektorëve të tjerë.

< 2019 >
June
«
»
Mon
Tue
Wed
Thu
Fri
Sat
Sun
Maj
Maj
Maj
Maj
Maj
1
2
3
4
5
  • Seancë publike
    All day
    2019.06.05

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 5 qershor 2019, seancën gjyqësore publike të radhës për çështjen (JR) nr.13/2018, datë 07.09.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr.32, datë 05.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Alma Brati.

    Gjatë seancës së sotme gjyqësore, subjekti i rivlerësimit paraqiti disa akte të reja shkresore që kërkoi të pranohen në cilësinë e provës nga trupi gjykues, në funksion të objektit të procesit gjyqësor.

    Në bazë të nenit 213 të Kodit të Procedurës Civile, trupi gjykues vendosi të lejojë marrjen si provë të akteve shkresore të depozituara nga subjekti i rivlerësimit Alma Brati.

    Pas një kërkese paraprake të subjektit të rivlerësimit, Komisioneri Publik saktësoi kufijtë e shkaqeve të ankimit në mënyrë të përmbledhur.

    Subjekti i rivlerësimit i kërkoi trupit gjykues që këtë pohim të Komisionerit Publik mbi shkaqet e ankimit, ta bëjë pjesë të provave të pranuara gjatë seancës së sotme. Trupi gjykues e refuzoi këtë kërkesë të subjektit të rivlerësimit, pasi vlerësoi se nuk gjendet në kushtet e nenit 283 të Kodit të Procedurës Civile dhe si rrjedhojë, parashtrimi i Komisionerit Publik nuk mund të trajtohet si një pohim gjyqësor. Trupi gjykues i dha vlerë faktit që subjekti i rivlerësimit mori përgjigje shteruese nga Komisioneri Publik.

    Subjekti i rivlerësimit deklaroi se ndodhet në kushtet kur organet shtetërore përgjegjëse nuk arrijnë t’i vënë në dispozicion dokumentacionin e plotë justifikues të të ardhurave nga puna e personave të tjerë të lidhur me subjektin e rivlerësimit, rrjedhimisht, i kërkoi trupit gjykues të përcaktojë nivelin e provueshmërisë të të gjitha akteve të depozituara deri tani për t’u konsideruar në cilësinë e provës, në këndvështrim të nenit 32/2 dhe nenit 52/2 të ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

    Në këndvështrim të këtyre neneve, subjekti i rivlerësimit kërkoi që trupi gjykues të shprehet mbi vlerën që do të kenë provat në analizën financiare, vërtetësinë e tyre dhe pamundësinë objektive për të paraqitur provat e plota. Për të pasur në dispozicion kohën e nevojshme për t’u shprehur lidhur me këtë kërkesë të subjektit të rivlerësimit, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datë 17.06. 2019, ora 14.30.

    Seanca do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • Njoftim
    All day
    2019.06.05

    Ditën e enjte, më datë 20.06.2019, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.25/2018, datë 25.10.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Bledar Abdullai kundër vendimit nr. 51, datë 30.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.  

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesues:      Luan Daci

    Relatore:       Albana Shtylla

    Anëtarë:        Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj

    Seanca në dhomë  këshillimi  do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • Njoftim
    All day
    2019.06.05

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.29/2019, datë 30.05.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Marsida Xhaferllari kundër vendimit nr.115, datë 11.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Sot, në datën 05.06.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesues: Ardian Hajdari

    Relatore: Ina Rama

    Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

6
7
8
9
10
11
12
  • Seancë publike
    All day
    2019.06.12

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 12 qershor 2019, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.30/2018, datë 06.11.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 43, datë 18.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Nertina Kosova.

    Gjatë seancës së sotme gjyqësore, Komisioneri Publik parashtroi shkaqet e ankimit mbi kriterin e pasurisë dhe kërkoi çeljen e hetimit mbi kontrollin e burimit të të ardhurave për krijimin e pasurive të subjektit të rivlerësimit dhe personave të lidhur me të.

    Subjekti i rivlerësimit, znj.Kosova, parashtroi prapësimet e saj ndaj shkaqeve të ankimit të paraqitura nga Komisioneri Publik, paraqiti akte shkresore që kërkoi të pranohen në cilësinë e provës nga trupi gjykues, në funksion të objektit të procesit gjyqësor, si dhe i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, lënien në fuqi të vendimit nr.43, datë 18.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Komisioneri Publik deklaroi se nga pikëpamja formale, aktet shkresore të paraqitura përmbushin të gjitha kërkesat ligjore për t’u marrë në cilësinë e provës.

    Për t’i dhënë kohën e nevojshme Komisionerit Publik të shprehet lidhur me përmbajtjen e këtyre akteve, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për ditën e premte, datë 21 qershor 2019, ora 10:00, séancë, gjatë së cilës, trupi gjykues do të shprehet lidhur me pranimin ose jo në cilësinë e provës, të akteve shkresore të paraqitura nga subjekti i rivlerësimit.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

13
  • Njoftim
    00:00
    2019.06.13

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.30/2019, datë 06.06.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Fehmi Petku kundër vendimit nr.136, datë 09.04.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Sot, në datën 13.06.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesuese: Albana Shtylla

    Relatore:  Natasha Mulaj

    Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Sokol Çomo

14
15
16
17
  • Seancë publike
    All day
    2019.06.17

    Ditën e hënë, më datë 17.06.2019, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr.29/2018, datë 05.11.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 60, datë 01.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Gentian Medja.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesuese:      Natasha Mulaj

    Relator:           Luan Daci

    Anëtarë:          Ardian Hajdari, Ina Rama, Sokol Çomo

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • Seancë publike
    All day
    2019.06.17

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 17 qershor 2019, seancën gjyqësore publike të radhës për çështjen (JR) nr.13/2018, datë 07.09.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr.32, datë 05.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Alma Brati.
    Gjatë seancës së sotme gjyqësore, trupi gjykues rrëzoi kërkesën e subjektit të rivlerësimit për të përcaktuar nivelin e provueshmërisë të të gjitha akteve të depozituara, në këndvështrim të nenit 32/2 dhe nenit 52/2 të ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, duke deklaruar se do të shprehet lidhur me to në vendimin përfundimtar, pasi t’i analizojë në detaje.
    Subjekti i rivlerësimit deklaroi se ka vënë re njëanshmëri të trupit gjykues gjatë procesit gjyqësor, rrjedhimisht, do të depozitojë një kërkesë për përjashtimin e anëtarëve të tij. Kryesuesja e seancës u shpreh se deri në momentin që kjo kërkesë të zyrtarizohet në formën e kërkuar nga ligji, nuk do të pezullohet, por do të vijojë shqyrtimi i çështjes, bazuar në nenin 75, paragrafi i fundit, i Kodit të Procedurës Civile.
    Lidhur me analizën financiare të kryer nga Kolegji, subjekti i rivlerësimit deklaroi se përveçse ka pasaktësi, kjo analizë tejkalon edhe ankimin e Komisionerit Publik, ndërkohë që ky i fundit, vlerësoi se rezultatet e kësaj analize evidentojnë mungesën e burimit të ligjshëm të të ardhurave të subjektit të rivlerësimit.
    Trupi gjykues përfundoi shqyrtimin gjyqësor dhe ftoi palët të parashtrojnë konkluzionet përfundimtare rreth çështjes në gjykim, në seancën që do të zhvillohet më datë 02.07.2019, ora 13.30.
    Seanca do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

18
  • Njoftim
    All day
    2019.06.18

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.31/2019, datë 13.06.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Irma Balli kundër vendimit nr.109, datë 19.02.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Sot, në datën 18.06.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesues: Luan Daci

    Relator:  Sokol Çomo

    Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Rezarta Schuetz

19
  • Njoftim
    All day
    2019.06.19

    Ditën e enjte, më datë 11.07.2019, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr.36/2018, datë 04.12.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 61, datë 02.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Gentjan Osmani.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesuese:      Natasha Mulaj

    Relatore:         Ina Rama

    Anëtarë:          Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz

20
  • Dhomë Këshillimi
    All day
    2019.06.20

    Ditën e enjte, më datë 20.06.2019, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.25/2018, datë 25.10.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Bledar Abdullai kundër vendimit nr. 51, datë 30.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.  

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesues:      Luan Daci

    Relatore:       Albana Shtylla

    Anëtarë:        Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • Njoftim vendimi
    00:00
    2019.06.20

    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit kryesuar nga Luan Daci, Albana Shtylla relatore dhe anëtarë Ina Rama, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, sot, më datë 20.06.2019, shqyrtoi në dhomë këshillimi, çështjen (JR) nr.25/2018, datë 25.10.2018 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Bledar Abdullai kundër vendimit nr.51, datë 30.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a”, e ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në mënyrë unanime, vendosi:

    1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 51, datë 30.07.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Bledar Abdullai.
    2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

    U shpall sot, në Tiranë, më datë 20.06.2019.

21
  • Seancë publike
    00:00
    2019.06.21

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 21 qershor 2019, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.30/2018, datë 06.11.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 43, datë 18.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Nertina Kosova.

    Gjatë seancës së sotme gjyqësore, trupi gjykues vendosi të marrë në cilësinë e provës, në funksion të hetimit gjyqësor, aktet shkresore të depozituara nga subjekti i rivlerësimit seancën paraardhëse.

    Komisioneri Publik i konsideroi të mjaftueshme këto prova, për të mundësuar një hetim të plotë bazuar në shkaqet e ankimit.

    Komisioneri Publik kërkoi nga Kolegji kualifikimin e një të afërmi të subjektit të rivlerësimit si person tjetër i lidhur me të dhe kryerjen e një analize financiare për të vlerësuar mundësitë financiare të tij, bazuar në provat e reja.

    Trupi gjykues vendosi të pranojë kërkesën e Komisionerit Publik për të kryer këtë analizë financiare, të cilën do t’ia prezantojë subjektit të rivlerësimit dhe Komisionerit Publik në seancën e ardhshme, më datë 26 qershor, ora 13.00.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

22
23
24
25
  • Seancë publike
    All day
    2019.06.25

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 25 qershor 2019, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.23/2018, datë 19.10.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 46, datë 24.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Xhezair Zaganjori.

    Gjatë seancës së sotme, Komisioneri Publik parashtroi shkaqet e ankimit, ndërsa subjekti i rivlerësimit, parashtroi kundërshtimet e tij ndaj ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik, si dhe i kërkoi trupit gjykues të administrojë në cilësinë e provës, disa akte që i depozitoi pranë trupit gjykues. Gjithashtu, subjekti i rivlerësimit pretendoi se Komisioneri Publik kishte shtuar elementë të rinj gjatë parashtresës së shkaqeve të ankimit.

    Trupi gjykues i kërkoi subjektit të rivlerësimit të identifikojë këto elementë të rinj të pretenduar dhe të paraqesë qëndrimin e tij lidhur me to, brenda periudhës kohore që do t’i vihet në dispozicion Komisioneri Publik për njohjen me aktet e depozituara dhe kryerjen e një vlerësimi mbi to.

    Trupi gjykues vendosi që seanca pasuese të zhvillohet më datë 10 korrik 2019, ora 9.30.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.  

26
  • Seancë publike
    00:00
    2019.06.26

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 26 qershor 2019, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.30/2018, datë 06.11.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 43, datë 18.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Nertina Kosova.

    Gjatë seancës së sotme gjyqësore, relatorja e çështjes i drejtoi subjektit të rivlerësimit, zonjës.Kosova, disa pyetje rreth situatës faktike financiare, bazuar në provat e depozituara, në funksion të hetimit gjyqësor. Subjekti i rivlerësimit kërkoi kohë të mjaftueshme për t’iu përgjigjur specifikisht pyetjeve, një kopje e të cilave iu vendos në dispozicion nga trupi gjykues.

    Nga ana e tij, Komisioneri Publik përsëriti qëndrimin se i konsideron të mjaftueshme provat e administruara, për të mundësuar një hetim të plotë bazuar në shkaqet e ankimit. I pyetur nga trupi gjykues mbi kufijtë e shkaqeve të ankimit, Komisioneri Publik deklaroi se mbi shkaqet e ankimit do të mbajë qëndrim përfundimtar në një fazë të mëvonshme të procesit.

    Trupi gjykues vendosi të pranojë kërkesën e subjektit të rivlerësimit, duke vendosur të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 3 korrik 2019, ora 10:00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

27
28
29
30

Info për kalendarin


    Ditë njoftimi

    Ditë seance

    Ditë vendimi

    Dhomë këshillimi

Loading...
Gjykata_Kushtetuese_e_Shqipërisë_logo.svg
Gjykata Kushtetuese
Webp.net-resizeimage-3
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit
Institucioni i Komisionerëve Publikë
small_md
Ministria e Drejtesise
logo
Gjykatat e Republikës së Shqipërisë
kld
Këshilli i Lartë Gjyqësor
ildkpi
ILDKP