Kreu

Kolegji i Posaçëm i Apelimit është një institucion kushtetues i pavarur. Ka si qëllim Rivlerësimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, si dhe ka juridiksion disiplinor ndaj anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurorit të Përgjithshëm dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Shqyrton ankimet kundër vendimeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë për vendosjen e masave disiplinore ndaj gjyqtarëve, prokurorëve dhe inspektorëve të tjerë.

«
»
Mon
Tue
Wed
Thu
Fri
Sat
Sun
Prill
Prill
1
2
  • Seancë Publike
    00:00
    2019.05.02

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 17 prill 2019, seancën gjyqësore publike të radhës për çështjen (JR) nr. 9/2018, datë 19.07.2018, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 22, datë 07.06.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Edmond Islamaj.

    Gjatë seancës së sotme gjyqësore, trupi gjykues vendosi të mbyllë shqyrtimin gjyqësor të çështjes, duke administruar të gjitha aktet e ardhura nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në fashikullin e gjykimit dhe të gjitha provat e tjera të marra nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit gjatë procesit të gjykimit të kësaj çështjeje.

    Për t’i lënë kohën e nevojshme subjektit të rivlerësimit dhe Komisionerit Publik për të paraqitur konkluzionet përfundimtare, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 02.05.2019, ora 10.00.

    Seanca do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

3
4
5
6
  • Seancë publike
    00:00
    2019.05.06

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 23 prill 2019, ora 10.00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) 20/2018, datë 17.10.2018, për ankimin e subjektit të rivlerësimit Rovena Gashi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 48, datë 25.07.2018.

    Gjatë seancës së sotme gjyqësore, subjekti i rivlerësimit, znj.Rovena Gashi, paraqiti kërkesën për të pasur si përfaqësuese ligjore në të gjitha seancat në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, motrën e saj, znj.Ema Gashi, bazuar në nenin 96 të Kodit të Procedurës Civile, paragrafi i parë, germa “b”, sipas të cilit, motra mund të jetë përfaqësuese ligjore në gjykim.

    Me vendim të ndërmjetëm, trupi gjykues rrëzoi këtë kërkesë të subjektit të rivlerësimit, pasi konstatoi se, ashtu siç znj.Ema Gashi ka deklaruar vetë në seancën e datës 4 prill 2019, është gjyqtare në gjykatën e rrethit gjyqësor Durrës, rrjedhimisht, ka ndalim ligjor të shprehur sipas nenit 96, paragrafi i dytë, germa “ç” të Kodit të Procedurës Civile, në të cilin parashikohet që një gjyqtar ndalohet të jetë përfaqësues i palëve përpara një gjykate.

    Pas këtij vendimi të ndërmjetëm, subjekti i rivlerësimit znj.Rovena Gashi, i paraqiti trupit gjykues kërkesën që në këtë gjykim në Kolegj, të mbrohet me përfaqësues ligjor, si dhe kërkoi dy javë kohë për të zgjedhur një përfaqësues ligjor që të plotësojë kushtet e parashikuara në nenin 96 të Kodit të Procedurës Civile.

    Kjo kërkesë e subjektit të rivlerësimit u pranua me vendim të ndërmjetëm nga trupi gjykues, i cili vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 6.05.2019, ora 10:00.

    Seanca do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.”

7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
Qershor
Qershor

Info për kalendarin


    Ditë njoftimi

    Ditë seance

    Ditë vendimi

    Dhomë këshillimi

Loading...
Gjykata_Kushtetuese_e_Shqipërisë_logo.svg
Gjykata Kushtetuese
Webp.net-resizeimage-3
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit
Institucioni i Komisionerëve Publikë
small_md
Ministria e Drejtesise
logo
Gjykatat e Republikës së Shqipërisë
kld
Këshilli i Lartë Gjyqësor
ildkpi
ILDKP