Kreu

Kolegji i Posaçëm i Apelimit është një institucion kushtetues i pavarur. Ka si qëllim Rivlerësimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, si dhe ka juridiksion disiplinor ndaj anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurorit të Përgjithshëm dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Shqyrton ankimet kundër vendimeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë për vendosjen e masave disiplinore ndaj gjyqtarëve, prokurorëve dhe inspektorëve të tjerë.

«
»
Mon
Tue
Wed
Thu
Fri
Sat
Sun
Prill
Prill
1
2
  • Seancë Publike
    00:00
    2019.05.02

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 2 maj 2019, seancën gjyqësore publike të radhës për çështjen (JR) nr. 9/2018, datë 19.07.2018, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 22, datë 07.06.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Edmond Islamaj.

    Gjatë seancës së sotme gjyqësore, trupi gjykues ˗ pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të Komisionerit Publik, i cili si përfundim kërkoi ndryshimin e vendimit nr. 22, datë 07.06.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Edmond Islamaj, si dhe konkluzionet përfundimtare të subjektit të rivlerësimit Edmond Islamaj, i cili si përfundim kërkoi lënien në fuqi të vendimit nr. 22, datë 07.06.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, si një vendim i drejtë, i mbështetur në fakte e prova dhe i bazuar në ligj e Kushtetutë  ˗ deklaroi të mbyllur shqyrtimin gjyqësor dhe vendosi të shpallë vendimin përfundimtar ditën e mërkurë, më datë 22.05.2019, ora 15:00. Trupi gjykues sqaroi se kjo datë për shpalljen e vendimit është caktuar për arsye objektive, që lidhen me formimin e trupit gjykues.

    Seanca do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • Njoftim
    00:00
    2019.05.02

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 21/2019, datë 24.04.2019, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 103, datë 05.02.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit, znj. Donika Prela.

    Sot, në datën 02.05.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesuese: Natasha Mulaj

    Relator: Ardian Hajdari

    Anëtarë: Ina Rama, Luan Daci, Sokol Çomo

3
4
5
6
  • Seancë publike
    00:00
    2019.05.06

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 6 maj 2019, ora 10.00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) 20/2018, datë 17.10.2018, për ankimin e subjektit të rivlerësimit Rovena Gashi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 48, datë 25.07.2018.

    Gjatë seancës së sotme gjyqësore, subjekti i rivlerësimit paraqiti pranë trupit gjykues të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, një kërkesë që znj.Ema Gashi i ka paraqitur Këshillit të Lartë Gjyqësor, nëpërmjet së cilës deklarohet dorëheqja e saj nga detyra si gjyqtare në rrethin gjyqësor Durrës, si dhe dorëheqja dhe mbarimi i statusit të magjistratit në Republikën e Shqipërisë. Pas depozitimit të kësaj kërkese, subjekti i rivlerësimit, znj.Rovena Gashi i kërkoi sërish trupit gjykues të ketë si përfaqësuese ligjore në proces, motrën e saj, znj.Ema Gashi.

    Me një vendim të ndërmjetëm, trupi gjykues argumentoi:

    Sipas nenit 65, pika 2, të ligjit nr. 96/2016, Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, dorëheqja duhet të jetë me shkrim dhe nuk është e nevojshme të jetë e arsyetuar; dorëheqja i jep efektet në fund të muajit pasardhës, nga dita kur Këshilli merr deklarimin me shkrim të dorëheqjes. Mbarimi i statusit të magjistratit deklarohet me vendim të Këshillit, jo më vonë se dy javë nga mbarimi i statusit; po kështu neni 65, paragrafi 3, përcakton se në raste të justifikuara me kërkesë të motivuar dhe me miratim të Këshillit, dorëheqja mund të japë efekte përpara kohës së përcaktuar në pikën 2 të këtij neni.

    Nga deklarimi dhe kërkesa e paraqitur para kësaj gjykate, por edhe siç u shpjegua nga subjekti i rivlerësimit në këtë seancë, nuk rezulton të ketë një kërkesë të posaçme në përputhje me parashikimet e nenit 65, paragrafi 3 i ligjit të Statusit të Magjistratit. 

    Nëse do t’i referohemi me afate konkrete, se kur kjo kërkesë apo ky deklarim nga znj. Ema Gashi do të prodhonte efekte të mbarimit të statusit të magjistratit, trupi gjykues vlerëson se ky afat, sipas parashikimeve të nenit 65 pika 2, do të ishte 30 qershori 2019, ndërsa Këshilli i Lartë Gjyqësor do të duhej të shprehej deri në 14 korrik 2019. Nëse kërkesa e bërë nga znj Ema Gashi do të ishte e motivuar sipas parashikimeve të nenit 65, paragrafi 3 i ligjit, atëherë si dorëheqja, por edhe vendimmarrja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, do të kishin efekte para afateve të parashikuara në nenin 65, paragrafi 2 i ligjit të statusit të magjistratit.

    Nga ana tjetër, sipas nenit 93 të Kodit të Procedurës Civile, subjekti i rivlerësimit është në kategorinë e personave të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, pra, mund t’i kryejnë vetë të gjitha veprimet procedurale, përveçse kur ligji parashikon ndryshe. Subjekti i rivlerësimit, në vlerësimin e trupit gjykues, nuk është në kategorinë e subjekteve që ka nevojë për t’u mbrojtur me përfaqësues ligjor të caktuar nga shteti. Në këto kushte, trupi gjykues çmon se nuk pranon kërkesën e sotme të subjektit të rivlerësimit për t’u përfaqësuar në këtë proces nga znj. Ema Gashi, e cila është ende gjyqtare në rrethin gjyqësor Durrës, pasi kjo kërkesë është në kundërshtim të hapur me nenin 96, paragrafi i dytë, germa “ç” të Kodit të Procedurës Civile.

    Pas këtij vendimi të ndërmjetëm, subjekti i rivlerësimit u largua nga salla. Trupi gjykues vendosi vijimin e gjykimit, në mungesë të subjektit të rivlerësimit.

    Kryesuesja e seancës lexoi të plotë gjetjen dhe provat bashkëlidhur saj të paraqitura në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga vëzhguesja ndërkombëtare znj. Mia Roessingh – Bakels. Kjo gjetje është paraqitur nga vëzhguesja e ONM-së për arsye se subjekti i rivlerësimit, në ankimin e paraqitur kundër vendimit nr.48 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ka pretenduar pamundësinë për të qenë e pranishme në seancën publike të zhvilluar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më datë 20 korrik 2018. Bashkëlidhur këtij ankimi, subjekti i rivlerësimit kishte vendosur një raport mjekësor për të vërtetuar pretendimin e paraqitur.

    Trupi gjykues, pasi administroi gjetjen dhe provat bashkëlidhur saj në fashikullin e çështjes, mbylli shqyrtimin gjyqësor dhe vendosi të shpallë vendimin përfundimtar për çështjen (JR) 20/2018, datë 17.10.2018, më datë 29 maj, ora 14.00.

    Seanca do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.”

7
  • Njoftim
    00:00
    2019.05.07

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.22/2019, datë 02.05.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Hysni Demiraj kundër vendimit nr.108, datë 15.02.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Hysni Demiraj.

    Sot, në datën 07.05.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesues: Ardian Hajdari

    Relatore: Ina Rama

    Anëtarë: Albana Shtylla, Luan Daci, Sokol Çomo

8
9
10
11
12
13
14
  • Njoftim
    00:00
    2019.05.14

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.23/2019, datë 08.05.2019 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr.112, datë 04.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Dritan Peka.

    Sot, në datën 14.05.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesuese: Natasha Mulaj

    Relatore: Rezarta Schuetz

    Anëtarë: Ardian Hajdari, Luan Daci, Sokol Çomo

15
16
17
18
19
20
21
  • Njoftim
    All day
    2019.05.21

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.24/2019, datë 16.05.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit kundër vendimit nr.111, datë 27.02.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Petrit Çeno.

    Sot, në datën 21.05.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesuese: Rezarta Schuetz

    Relatore: Natasha Mulaj

    Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Ina Rama

22
  • Seancë publike
    00:00
    2019.05.22

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 22 maj 2019, seancën gjyqësore publike të radhës për çështjen (JR) nr.13/2018, datë 07.09.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr.32, datë 05.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Alma Brati.

    Gjatë seancës së sotme gjyqësore, trupi gjykues i vuri në dispozicion subjektit të rivlerësimit dhe Komisionerit Publik analizën financiare të kryer nga Kolegji, pas provave të reja të depozituara nga subjekti i rivlerësimit.

    Për t’i dhënë kohën e nevojshme subjektit të rivlerësimit dhe Komisionerit Publik për t’u njohur me këtë analizë financiare, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën për në datën 05.06.2019, ora 10.00.

    Seanca do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • Njoftim vendimi
    All day
    2019.05.22

    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Luan Daci kryesues, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli sot vendimin për çështjen (JR) nr. 9/2018, datë 19.07.2018, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 22, datë 07.06.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Edmond Islamaj.

    Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues vlerësoi se subjekti i rivlerësimit ka kryer deklarim të paplotë, të pasaktë dhe të pamjaftueshëm të pasurisë së tij dhe të personave të lidhur me të, në kuptim të nenit D, pikat 1,3 dhe 5 të Aneksit të Kushtetutës dhe nenit 33, pika 5, shkronja “b”, të ligjit nr.84/2016.

    Për këto arsye, trupi gjykues, në mënyrë unanime, bazuar në nenin D, pikat 1,3 dhe 5 të Aneksit të Kushtetutës, nenin 61, pika 3, si dhe nenin 66, pika 1, shkronja “b” të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, vendosi:

    1. Ndryshimin e vendimit nr.22, datë 07.06.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Edmond Islamaj.
    2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

    U shpall sot, në Tiranë, më datë 22.05.2019.

23
  • Njoftim
    00:00
    2019.05.23

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.25/2019, datë 20.05.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arqilea Koça kundër vendimit nr.113, datë 08.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Arqilea Koça.

    Sot, në datën 23.05.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesues: Luan Daci

    Relator: Sokol Çomo

    Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

  • Njoftim
    00:00
    2019.05.23

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.26/2019, datë 20.05.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Pashk Gjaci kundër vendimit nr.116, datë 21.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Pashk Gjaci.

    Sot, në datën 23.05.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesuese: Ina Rama

    Relatore: Albana Shtylla

    Anëtarë: Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

  • Njoftim
    00:00
    2019.05.23

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.27/2019, datë 20.05.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Fatmir Lushi kundër vendimit nr.125, datë 26.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Fatmir Lushi.

    Sot, në datën 23.05.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesuese: Natasha Mulaj

    Relator: Ardian Hajdari

    Anëtarë: Albana Shtylla, Luan Daci, Rezarta Schuetz

24
25
26
27
28
29
  • Njoftim vendimi
    00:00
    2019.05.29

    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Luan Daci relator, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo, anëtarë, shpalli sot vendimin për çështjen (JR) 20/2018, datë 17.10.2018, për ankimin e subjektit të rivlerësimit Rovena Gashi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 48, datë 25.07.2018.

    Në fillim të seancës gjyqësore, kryesuesja, gjyqtarja Albana Shtylla, për efekt transparence të publikut, bëri me dije se subjekti i rivlerësimit Rovena Gashi ka paraqitur një kërkesë me objekt përjashtimin e trupës gjykuese, kërkesë e cila është regjistruar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit me nr. prot. 753/37, datë 10.05.2019.

    Kërkesa e paraqitur nga subjekti i rivlerësimit është depozituar pas mbylljes së shqyrtimit gjyqësor në seancën e datës 6 maj 2019, ndërkohë që trupi gjykues ishte tërhequr në dhomë këshillimi për bisedimet për vendimmarrjen. Kjo kërkesë është trajtuar nga 5 trupa gjykuese të shortuara në Kolegj, duke patur në konsideratë zbatimin e balancuar të parimit të paanësisë në gjykim, me atë të ushtrimit të funksionit nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit si gjykatë, për shkak të numrit të kufizuar të gjyqtarëve të tij.

    Gjithashtu, për shqyrtimin e kësaj kërkese të subjektit të rivlerësimit Rovena Gashi, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, bazuar në nenin 75 të Kodit të Procedurës Civile, ka garantuar gjykimin e saj me 5 trupa gjykuese, në të cilat nuk ka qenë anëtar, gjyqtari për të cilin kërkohej përjashtimi.

    Trupat gjykuese të shortuara për këtë kërkesë në Kolegj, me vendimet nr. 20/6, 20/11, 20/12, 20/13 dhe 20/14, të datës 27.05.2019, kanë vendosur rrëzimin e kërkesës së subjektit të rivlerësimit Rovena Gashi për përjashtimin e anëtarëve të trupës gjykuese që po shqyrton ankimin kundër vendimit nr 48, datë 25. 07. 2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Bazuar në vendimet e mësipërme, trupi gjykues vijoi bisedimet për vendimmarrje për çështjen që i përket subjektit të rivlerësimit Rovena Gashi dhe mori vendimin si më poshtë:

    Trupi gjykues çmon se, nga analiza financiare rezultoi se subjekti i rivlerësimit ka pasur mungesë të aftësive paguese me të ardhura nga burime financiare të ligjshme, siç është konkluduar në vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, situatë faktike që parashikohet në nenin D, pika 1 dhe 3 të Aneksit të Kushtetutës dhe në nenin 33, pika 5, germa “b” të ligjit nr.84/2016.

    Për këto arsye, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, vendosi në mënyrë unanime:

    1.Lënien në fuqi të vendimit nr.48, datë 25.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    2.Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

    U shpall sot, në Tiranë, më datë 29.05.2019.

  • Njoftim
    00:00
    2019.05.29

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.28/2019, datë 24.05.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Çlirim Shahini kundër vendimit nr.124, datë 26.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Çlirim Shahini.

    Sot, në datën 29.05.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesues: Sokol Çomo

    Relatore: Rezarta Schuetz

    Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Luan Daci

30
31
  • Njoftim
    00:00
    2019.05.31

    Ditën e hënë, më datë 17.06.2019, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr.29/2018, datë 05.11.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 60, datë 01.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Gentian Medja.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesuese:      Natasha Mulaj

    Relator:           Luan Daci

    Anëtarë:          Ardian Hajdari, Ina Rama, Sokol Çomo

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

Qershor
Qershor

Info për kalendarin


    Ditë njoftimi

    Ditë seance

    Ditë vendimi

    Dhomë këshillimi

Loading...
Gjykata_Kushtetuese_e_Shqipërisë_logo.svg
Gjykata Kushtetuese
Webp.net-resizeimage-3
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit
Institucioni i Komisionerëve Publikë
small_md
Ministria e Drejtesise
logo
Gjykatat e Republikës së Shqipërisë
kld
Këshilli i Lartë Gjyqësor
ildkpi
ILDKP