Kreu

Kolegji i Posaçëm i Apelimit është një institucion kushtetues i pavarur. Ka si qëllim Rivlerësimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, si dhe ka juridiksion disiplinor ndaj anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurorit të Përgjithshëm dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Shqyrton ankimet kundër vendimeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë për vendosjen e masave disiplinore ndaj gjyqtarëve, prokurorëve dhe inspektorëve të tjerë.

< 2019 >
April
«
»
Mon
Tue
Wed
Thu
Fri
Sat
Sun
1
2
3
  • Dhomë këshillimi
    All day
    2019.04.03

    Ditën e mërkurë, më datë 03.04.2019, ora 10:30, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u zhvillua seanca në dhomë këshillimi për çështjen (JR) nr.26/2018, datë 25.10.2018 për ankimin që subjekti i rivlerësimit Elsion Sadiku ka bërë kundër vendimit nr.50, datë 27.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Për shkak të angazhimeve të vëzhgueses ndërkombëtare, seanca u ndërpre në orën 15.00 dhe u shty për në datën 04.04.2019, në orën 14.00.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesues: Ardian Hajdari

    Relatore:  Ina Rama

    Anëtarë:  Albana Shtylla, Luan Daci, Sokol Çomo

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë

  • Njoftim
    All day
    2019.04.03

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.16/2019, datë 01.04.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arben Zefi kundër vendimit nr.97, datë 10.01.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Arben Zefi.

    Sot, në datën 03.04.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesues: Luan Daci

    Relatore: Albana Shtylla

    Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj

4
  • Seancë Publike
    All day
    2019.04.04

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 4 prill 2019, ora 10.00, seancën gjyqësore publike për  çështjen (JR) 20/2018, datë 17.10.2018, për ankimin e subjektit të rivlerësimit Rovena Gashi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 48, datë 25.07.2018. Gjatë seancës së kaluar në dhomë këshillimi, trupi gjykues vendosi të kalojë çështjen në seancë publike, pas një gjetjeje të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, dërguar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

    Gjatë séancës së sotme, subjekti i rivlerësimit kërkoi të ndihmohej në këtë gjykim në Kolegj nga znj.Ema Gashi në cilësinë e ndihmëses. Lidhur me këtë kërkesë trupi gjykues vlerësoi:

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit, sipas nenit F të Aneksit të Kushtetutës, është gjykata e vetme e procesit dhe si e tillë nuk është një organ publik në kuptim të ligjit 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative”. Për këtë arsye, nuk gjen zbatim neni 39 i këtij ligji lidhur me pozitën procedurale të ndihmësit. Kolegji i Posaçëm i Apelimit, për shqyrtimin e ankimeve të paraqitura pranë tij, zbaton nenin 65 të ligjit 84/2016, i parë ky i lidhur me nenin 4, pika 6 e po këtij ligji, si dhe nenin 1, paragrafi 2 të ligjit 49/2012 për “Gjykatat Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”.

    Për këto arsye, trupi gjykues arriti në konkluzionin se subjektet e rivlerësimit, përfshirë edhe znj.Rovena Gashi, mund të mbrohen dhe përfaqësohen për shqyrtimin e ankimeve të tyre në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit me përfaqësues ligjor, në përputhje me rregullat e parashikuara në nenin 96 të Kodit të Procedurës Civile. Për sa më sipër, trupi gjykues vendosi të mos pranojë kërkesën e subjektit të rivlerësimit Rovena Gashi për t’i dhënë pozitën procedurale të ndihmëses znj.Ema Gashi dhe e ftoi subjektin e rivlerësimit të zgjedhë një përfaqësues ligjor, nëse e vlerëson të nevojshme.

    Trupi gjykues, duke mbajtur në konsideratë: pamundësinë objektive për shkaqe shëndetësore për t’u paraqitur, të vëzhgueses ndërkombëtare znj.Mia Roessingh-Bakels;

    kohën e shkurtër në dispozicion të zëvendësuesit të saj në seancën e sotme, z.Theo Jacobs, për t’u njohur me dosjen;

    si dhe rëndësinë që ka në seancë prezenca e vëzhgueses ndërkombëtare (Znj. Roessingh-Bakels, e cila ka paraqitur gjetjen dhe provat bashkëlidhur saj), vendosi shtyrjen e seancës publike në datën 23.04.2019, ora 10:00.

    Seanca do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

     

5
  • Njoftim vendimi
    00:00
    2019.04.05

    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit kryesuar nga Ardian Hajdari, Ina Rama relatore dhe anëtarë Albana Shtylla, Luan Daci, Sokol Çomo, sot, më datë 05.04.2019, shqyrtoi në dhomë këshillimi, çështjen (JR) nr.26/2018, datë 25.10.2018 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Elsion Sadiku kundër vendimit nr. 50, datë 27.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Në përfundim të gjykimit, në zbatim të nenit D, pika 1, 3 e 5 të Aneksit të Kushtetutës, të nenit 61, pika 3 dhe 5 të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, me shumicë votash, vendosi:

    -Lënien në fuqi të vendimit nr. 50, datë 27.07.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Elsion Sadiku.

    -Ky vendim është përfundimtar, me efekt të menjëhershëm.

    -U shpall në Tiranë, sot më datë 05.04.2019.

  • Dhomë këshillimi
    00:00
    2019.04.05

    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit kryesuar nga Ardian Hajdari, Ina Rama relatore dhe anëtarë Albana Shtylla, Luan Daci, Sokol Çomo, sot, më datë 05.04.2019, shqyrtoi në dhomë këshillimi, çështjen (JR) nr.26/2018, datë 25.10.2018 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Elsion Sadiku kundër vendimit nr. 50, datë 27.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Në përfundim të gjykimit, në zbatim të nenit D, pika 1, 3 e 5 të Aneksit të Kushtetutës, të nenit 61, pika 3 dhe 5 të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, me shumicë votash, vendosi:

    -Lënien në fuqi të vendimit nr. 50, datë 27.07.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Elsion Sadiku.

    -Ky vendim është përfundimtar, me efekt të menjëhershëm.

    -U shpall në Tiranë, sot më datë 05.04.2019.

6
7
8
  • Njoftim
    00:00
    2019.04.08

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.17/2019, datë 04.04.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Alfred Gjoni kundër vendimit nr.100, datë 14.01.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Alfred Gjoni.

    Sot, në datën 08.04.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesues: Ardian Hajdari

    Relatore: Ina Rama

    Anëtarë: Albana Shtylla, Luan Daci, Rezarta Schuetz

9
10
11
  • Njoftim
    00:00
    2019.04.11

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.18/2019, datë 09.04.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ana Golloshi kundër vendimit nr.106, datë 13.02.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Ana Golloshi.

    Sot, në datën 11.04.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesues: Sokol Çomo

    Relator: Luan Daci

    Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj

12
  • Seancë Publike
    00:00
    2019.04.12

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 12 prill 2019, seancën gjyqësore publike të radhës për çështjen (JR) nr.13/2018, datë 07.09.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr.32, datë 05.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Alma Brati.

    Gjatë seancës së sotme gjyqësore, subjekti i rivlerësimit depozitoi pranë trupit gjykues akte të reja të dërguara nga të afërmit në Itali dhe akte të lëshuara nga autoritetet shtetërore shqiptare me kërkesë të saj, me qëllim justifikimin e burimit të ligjshëm të të ardhurave, të personave të lidhur me të.

    Subjekti i rivlerësimit kundërshtoi analizën financiare të kryer nga Njësia e Shërbimit Ligjor pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, duke deklaruar se kjo analizë shkon përtej pretendimeve të ngritura në shkaqet e ankimit të Komisionerit Publik.

    Komisioneri Publik deklaroi se i qëndron shkaqeve të ankimit dhe paraqiti një denoncim të ri, në gjuhën italiane për rrethana që lidhen me persona të lidhur me subjektin e rivlerësimit, të cilin ia la në vlerësim trupit gjykues për ta marrë ose jo në konsideratë. Një material i ngjashëm i është dërguar në rrugë elektronike edhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM).

    Trupi gjykues vendosi:

    – Të lejojë marrjen në cilësinë e provës të dokumenteve të depozituara nga subjekti i rivlerësimit.

    – Të caktojë një përkthyes nga lista e autorizuar e Ministrisë së Drejtësisë, për përkthimin e akteve të ardhura bashkëlidhur denoncimit dhe materialit të dërguar nga ONM-ja, pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Materiali i përkthyer do t’i vihet në dispozicion subjektit të rivlerësimit dhe Komisionerit Publik.

    – Për t’i dhënë kohë subjektit të rivlerësimit të shprehet lidhur me denoncimin, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 26.04.2019, ora 10:00.

    Seanca do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

13
14
15
16
  • Njoftim vendimi
    All day
    2019.04.16

    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit kryesuar nga Rezarta Schuetz, Natasha Mulaj relatore dhe anëtarë Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo, sot, më datë 16.04.2019, shqyrtoi në dhomë këshillimi, çështjen (JR) nr.28/2018, datë 05.11.2018 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arben Nela kundër vendimit nr. 44, datë 23.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a”, të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në mënyrë unanime, vendosi:

    1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 44, datë 23.07.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Arben Nela.

    2. Ky vendim është përfundimtar, me efekt të menjëhershëm.

    U shpall sot në Tiranë, më datë 16.04.2019.

  • Dhomë këshillimi
    00:00
    2019.04.16

    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit kryesuar nga Rezarta Schuetz, Natasha Mulaj relatore dhe anëtarë Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo, sot, më datë 16.04.2019, shqyrtoi në dhomë këshillimi, çështjen (JR) nr.28/2018, datë 05.11.2018 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arben Nela kundër vendimit nr. 44, datë 23.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a”, të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në mënyrë unanime, vendosi:

    1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 44, datë 23.07.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Arben Nela.

    2. Ky vendim është përfundimtar, me efekt të menjëhershëm.

    U shpall sot në Tiranë, më datë 16.04.2019.

17
  • Seancë Publike
    00:00
    2019.04.17

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 17 prill 2019, seancën gjyqësore publike të radhës për çështjen (JR) nr. 9/2018, datë 19.07.2018, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 22, datë 07.06.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Edmond Islamaj.

    Gjatë seancës së sotme gjyqësore, trupi gjykues vendosi të mbyllë shqyrtimin gjyqësor të çështjes, duke administruar të gjitha aktet e ardhura nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në fashikullin e gjykimit dhe të gjitha provat e tjera të marra nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit gjatë procesit të gjykimit të kësaj çështjeje.

    Për t’i lënë kohën e nevojshme subjektit të rivlerësimit dhe Komisionerit Publik për të paraqitur konkluzionet përfundimtare, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 02.05.2019, ora 10.00.

    Seanca do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • Njoftim
    00:00
    2019.04.17

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.19/2019, datë 12.04.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Genci Sinjari kundër vendimit nr.66, datë 28.09.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Genci Sinjari.

    Sot, në datën 17.04.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesuese: Ina Rama

    Relator: Sokol Çomo

    Anëtarë: Albana Shtylla, Luan Daci, Rezarta Schuetz

18
  • Njoftim vendimi
    00:00
    2019.04.18

    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Ina Rama, Luan Daci, Sokol Çomo anëtarë, vlerëson se subjekti i rivlerësimit Astrit Faqolli ka kryer deklarim të pamjaftueshëm sipas pikës 3, të nenit 61, të ligjit nr.84/2016 dhe ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme për krijimin e pasurisë, sipas nenit D, pikave 1, 3 dhe 5 të Aneksit të Kushtetutës.

    Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në konkluzionet e mësipërme, në mbështetje të nenit D, pika 1, 3 dhe 5 të Aneksit të Kushtetutës, si dhe nenit 61, pika 3 të ligjit nr.84/2016, vlerëson se vendimi nr. 47, datë 25.07.2018, i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duhet ndryshuar.

    Për këto arsye, trupi gjykues, në mënyrë unanime, mbështetur në faktet e provuara në gjykim, në zbatim të nenit D, pikat 1 dhe 3, të Aneksit të Kushtetutës dhe të neneve 61, pika 3 dhe 66, pika 1, germa “b”, të ligjit nr.84/2016 “për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, vendosi:

    1. Ndryshimin e vendimit nr. 47, datë 25.07.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Astrit Faqolli, gjyqtar pranë gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Tiranë.
    2. Ky vendim është përfundimtar, me efekt të menjëhershëm.

    U shpall sot, në Tiranë, më datë 18.04.2019.

  • Njoftim vendimi
    00:00
    2019.04.18

    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit kryesuar nga Rezarta Schuetz, Ardian Hajdari relator dhe anëtarë Ina Rama, Luan Daci, Natasha Mulaj, sot, më datë 18.04.2019, shqyrtoi në dhomë këshillimi, çështjen (JR) nr.22/2018, datë 19.10.2018 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Admir Thanza kundër vendimit nr.40, datë 17.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a”, të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në mënyrë unanime, vendosi:

    1.Lënien në fuqi të vendimit nr. 40, datë 17.07.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Admir Thanza.

    2.Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

    U shpall në Tiranë, sot, më datë 18.04.2019.

19
20
21
22
23
  • Seancë Publike
    00:00
    2019.04.23

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 23 prill 2019, ora 10.00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) 20/2018, datë 17.10.2018, për ankimin e subjektit të rivlerësimit Rovena Gashi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 48, datë 25.07.2018.

    Gjatë seancës së sotme gjyqësore, subjekti i rivlerësimit, znj.Rovena Gashi, paraqiti kërkesën për të pasur si përfaqësuese ligjore në të gjitha seancat në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, motrën e saj, znj.Ema Gashi, bazuar në nenin 96 të Kodit të Procedurës Civile, paragrafi i parë, germa “b”, sipas të cilit, motra mund të jetë përfaqësuese ligjore në gjykim.

    Me vendim të ndërmjetëm, trupi gjykues rrëzoi këtë kërkesë të subjektit të rivlerësimit, pasi konstatoi se, ashtu siç znj.Ema Gashi ka deklaruar vetë në seancën e datës 4 prill 2019, është gjyqtare në gjykatën e rrethit gjyqësor Durrës, rrjedhimisht, ka ndalim ligjor të shprehur sipas nenit 96, paragrafi i dytë, germa “ç” të Kodit të Procedurës Civile, në të cilin parashikohet që një gjyqtar ndalohet të jetë përfaqësues i palëve përpara një gjykate.

    Pas këtij vendimi të ndërmjetëm, subjekti i rivlerësimit znj.Rovena Gashi, i paraqiti trupit gjykues kërkesën që në këtë gjykim në Kolegj, të mbrohet me përfaqësues ligjor, si dhe kërkoi dy javë kohë për të zgjedhur një përfaqësues ligjor që të plotësojë kushtet e parashikuara në nenin 96 të Kodit të Procedurës Civile.

    Kjo kërkesë e subjektit të rivlerësimit u pranua me vendim të ndërmjetëm nga trupi gjykues, i cili vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 6.05.2019, ora 10:00.

    Seanca do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.”

24
25
  • Njoftim
    00:00
    2019.04.25

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.20/2019, datë 18.04.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Artan Bajrami kundër vendimit nr.107, datë 14.02.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Artan Bajrami.

    Sot, në datën 25.04.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesuese: Rezarta Schuetz

    Relator: Ardian Hajdari

    Anëtarë: Ina Rama, Luan Daci, Sokol Çomo

26
  • Seancë Publike
    00:00
    2019.04.26

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 26 prill 2019, seancën gjyqësore publike të radhës për çështjen (JR) nr.13/2018, datë 07.09.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr.32, datë 05.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Alma Brati.

    Gjatë seancës së sotme gjyqësore, subjekti i rivlerësimit i kërkoi trupit gjykues të mos marrë në konsideratë denoncimet për rrethana që lidhen me persona të lidhur me subjektin e rivlerësimit, të  paraqitura seancën e kaluar, duke i cilësuar të sajuara, me keqinterpretime shifrash dhe pa përmbushur kushtet e një dokumenti të rregullt ligjor.

    Subjekti i rivlerësimit, znj.Brati, kërkoi gjithashtu që trupi gjykues të lejojë marrjen në cilësinë e provës të dy dokumenteve të reja që ajo paraqiti seancën e sotme.

    Komisioneri Publik deklaroi se do të kryejë analizë të re financiare bazuar në dokumentet e reja të paraqitura në seancën e sotme nga subjekti i rivlerësimit dhe se do të shprehet për të, në konkluzionet përfundimtare.

    Trupi gjykues vendosi të mos çelë hetimin gjyqësor lidhur me denoncimet, si dhe të lejojë marrjen në cilësinë e provës të dokumenteve të depozituara nga subjekti i rivlerësimit seancën e sotme.

    Trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën për në 22 maj, ora 10:00, në mënyrë që Kolegji të kryejë analizën financiare, pas provave të reja të depozituara nga subjekti i rivlerësimit. 

    Seanca do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

27
28
29
30
Maj
Maj
Maj
Maj
Maj

Info për kalendarin


    Ditë njoftimi

    Ditë seance

    Ditë vendimi

    Dhomë këshillimi

Loading...
Gjykata_Kushtetuese_e_Shqipërisë_logo.svg
Gjykata Kushtetuese
Webp.net-resizeimage-3
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit
Institucioni i Komisionerëve Publikë
small_md
Ministria e Drejtesise
logo
Gjykatat e Republikës së Shqipërisë
kld
Këshilli i Lartë Gjyqësor
ildkpi
ILDKP