Kreu

Kolegji i Posaçëm i Apelimit është një institucion kushtetues i pavarur. Ka si qëllim Rivlerësimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, si dhe ka juridiksion disiplinor ndaj anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurorit të Përgjithshëm dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Shqyrton ankimet kundër vendimeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë për vendosjen e masave disiplinore ndaj gjyqtarëve, prokurorëve dhe inspektorëve të tjerë.

< 2019 >
January
«
»
Mon
Tue
Wed
Thu
Fri
Sat
Sun
Dhjetor
1
2
3
4
5
6
7
8
9
  • Dhomë Këshillimi
    All day
    2019.01.09

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 09 janar 2019, ora 10.00 shqyrtimin në dhomë këshillimi të çështjes me numër regjistri (JR) 15/2018, datë 11.09.2018, për ankimin e subjektit të rivlerësimit Artan Lazaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 34, datë 11.07.2018 dhe vendosi zhvillimin e gjykimit të kësaj çështje në seancë gjyqësore publike me praninë e palëve,  ditën e mërkurë, në datën 23.01.2019, ora 10:00.

    Gjykimi në seancë publike u vendos për të debatuar, nëse shkelja e rëndë procedurale e pretenduar nga subjekti i rivlerësimit në ankim, për mosshqyrtimin e kërkesës së tij për përjashtimin e Komisioneres Brunilda Bekteshi nga shqyrtimi i çështjes, nga një tjetër trup gjykues i Komisionit të Pavarur të Kualifikuar, i ndryshëm nga trupi gjykues që ka dhënë vendimin nr. 34, datë 11.07.2018, ka ndikuar ose jo në bazueshmërinë e këtij vendimi.

    Seanca do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

     

10
11
12
13
14
15
  • Ditë seance
    All day
    2019.01.15

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 15 janar 2019, seancën gjyqësore publike të radhës për çështjen (JR) nr. 9/2018, datë 19.07.2018, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 22, datë 07.06.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Edmond Islamaj.

    Në seancën e sotme, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën ditën e martë, më datë 22.01.2019, ora 12:00, për të kërkuar të dhëna nga sistemi TIMS për hyrje-daljet nga territori i Shqipërisë për subjektin e rivlerësimit Edmond Islamaj dhe personave të lidhur me të, për periudhën 1 janar 2004 deri në 1 janar 2008, për të bërë pjesë të analizës financiare edhe shpenzimet e këtyre udhëtimeve.

    Seanca do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • Njoftim
    All day
    2019.01.15

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.3/2019, datë 11.01.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Entela Prifti kundër vendimit nr. . 69, datë 10.10.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Entela Prifti.

    Sot, në datën 15.01.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesuese: Albana Shtylla

    Relator: Ardian Hajdari

    Anëtarë: Luan Daci, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

16
17
18
19
20
21
22
  • Dite Seance
    All day
    2019.01.22

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 22 janar 2019, seancën gjyqësore publike të radhës për çështjen (JR) nr. 9/2018, datë 19.07.2018, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 22, datë 07.06.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Edmond Islamaj.

    Gjatë seancës së sotme, subjektit të rivlerësimit dhe Komisionerit Publik iu dorëzua një kopje e të dhënave nga sistemi TIMS për hyrje-daljet nga territori i Shqipërisë për subjektin e rivlerësimit Edmond Islamaj dhe personave të lidhur me të, për periudhën 1 janar 2004 deri në 1 janar 2008, të dhëna këto që autoritetet shtetërore i vunë në dispozicion Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

    Trupi gjykues i kërkoi subjektit të rivlerësimit që pasi të njihet me dokumentacionin, të përcaktojë se cilat udhëtime janë bërë për shkak të pozitës zyrtare dhe cilat për qëllime private.

    Bazuar në kërkesën e subjektit të rivlerësimit që kërkoi kohë për të bërë kategorizimin e udhëtimeve, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore ditën e martë, më datë 29.01.2019, ora 12.00.

    Seanca do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

23
  • Ditë seance
    All day
    2019.01.23

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 23 janar 2019, ora 10.00 seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr. 15/2018, datë 11.09.2018 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Artan Lazaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 34, datë 11.07.2018.

    Vendimin për gjykim në seancë publike të kësaj çështjeje, trupi gjykues e mori gjatë seancës në dhomë këshillimi të datës 9 janar 2019.

    Gjatë seancës së sotme, subjekti i rivlerësimit kërkoi rrëzimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, me pretendimin se shkeljet e rënda procedurale për mosshqyrtimin e kërkesës së tij për përjashtimin e Komisioneres Brunilda Bekteshi, nga një tjetër trup gjykues i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, krijojnë kushtet për pavlefshmëri absolute të vendimit.

    Pas dëgjimit të subjektit të rivlerësimit dhe administrimit të provave, trupi gjykues përfundoi shqyrtimin gjyqësor të çështjes dhe ftoi subjektin e rivlerësimit të parashtronte konkluzionet përfundimtare.

    Bazuar në kërkesën e subjektit të rivlerësimit, i cili kërkoi kohë për të bërë paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore ditën e hënë, më datë 28.01.2019, ora 11.00.

    Seanca do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

     

24
25
26
27
28
  • Ditë seance
    All day
    2019.01.28

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 28 janar 2019, ora 11.00 seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr. 15/2018, datë 11.09.2018 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Artan Lazaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 34, datë 11.07.2018.

    Gjatë seancës së sotme, subjekti i rivlerësimit paraqiti konkluzionet përfundimtare dhe i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit prishjen e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin e tij në detyrë.

    Trupi gjykues, pasi bëri shqyrtim të plotë të ankimit në seancë dëgjimore publike, mori në shqyrtim të gjithë dokumentacionin e grumbulluar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, çdo akt e provë ne lidhje me vendimin e Komisionit; pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare dhe zgjidhi çdo kërkesë procedurale të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit, vendosi t’i japë fund shqyrtimit dhe të shpallë vendimin përfundimtar më datë 31 janar 2019, ora 12.00.

    Seanca do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

29
  • Ditë seance
    All day
    2019.01.29

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 29 janar 2019, seancën gjyqësore publike të radhës për çështjen (JR) nr. 9/2018, datë 19.07.2018, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 22, datë 07.06.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Edmond Islamaj.

    Gjatë seancës së sotme, subjekti i rivlerësimit paraqiti informacion të detajuar për hyrje-daljet e tij nga territori i Shqipërisë dhe personave të lidhur me të, për periudhën 1 janar 2004 deri në 1 janar 2008.

    Subjekti i rivlerësimit i kërkoi trupit gjykues të marrë në cilësinë e provës tri dokumente shkresore të lëshuara nga autoritetet shtetërore me kërkesë të tij.

    Trupi gjykues vendosi të marrë në cilësinë e provës aktet shkresore të paraqitura nga subjekti i rivlerësimit, prova për të cilat Komisioneri Publik deklaroi se do të shprehet në konkluzionet përfundimtare.

    Për t’i mundësuar Njësisë së Shërbimit Ligjor të analizojë provat e reja dhe të bëjë një rivlerësim të situatës financiare, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore ditën e martë, më datë 12.02.2019, ora 09.00.

    Seanca do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

30
  • Njoftim
    All day
    2019.01.30

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.4/2019, datë 28.01.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Artor Ylli kundër vendimit nr.73, datë 02.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Artor Ylli.

    Sot, në datën 30.01.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesues: Sokol  Çomo

    Relator: Luan Daci

    Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe Rezarta Schuetz

     

  • Njoftim
    All day
    2019.01.30

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.5/2019, datë 28.01.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Shpëtim Kurti kundër vendimit nr.80, datë 23.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Shpëtim Kurti.

    Sot, në datën 30.01.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesuese: Rezarta Schuetz

    Relator: Sokol Çomo

    Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj

31
  • Njoftim vendimi
    All day
    2019.01.31

    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Albana Shtylla relatore, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, anëtarë, sot, më datë 31 janar 2019, ora 12.00 shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 15/2018, datë 11.09.2018 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Artan Lazaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 34, datë 11.07.2018.

    Trupi gjykues vlerëson se mosshqyrtimi i kërkesës së subjektit të rivlerësimit Artan Lazaj për përjashtimin nga gjykimi i mëtejshëm i komisioneres Bekteshi nga një trup tjetër gjykues i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, përbën shkelje të rëndë procedurale, duke cënuar parimin e procesit të rregullt ligjor dhe atë të gjykimit nga një gjykatë e paanshme; për pasojë është i pavlefshëm. Për këto arsye, trupi gjykues vendos prishjen e vendimit nr. 34, datë 11.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Pavarësisht se Kolegji i Posaçëm i Apelimit e gjen vendimin nr. 34, datë 11.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të pavlefshëm dhe e prish atë, bazuar në nenin F, pika 3 të Aneksit të Kushtetutës nuk mund të kthejë për rishqyrtim në Komision çështjen e rivlerësimit të subjektit Artan Lazaj, por ka kryer vetë rivlerësimin e tij që nga momenti i konstatimit të shkeljes së rëndë procedurale gjatë zhvillimit të seancës dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

    Trupi gjykues, pasi bëri shqyrtim të plotë të ankimit në seancë gjyqësore publike, me shumicë votash, bazuar në nenet D, pikat 3 e 5 dhe F, pika 3 të Aneksit të Kushtetutës, nenet 33, 61, pika 3 dhe 66, pika 1, shkronja “c” e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”,

    Vendosi:

    1. Prishjen e vendimit nr. 34, datë 11.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Artan Lazaj.
    2. Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Artan Lazaj.
    3. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

    Pakica e përbërë nga gjyqtarët anëtarë Ardian Hajdari dhe Rezarta Schuetz votoi kundër vendimit, pasi ishte për lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 34, datë 11.07.2018.

    U shpall sot, në Tiranë, më datë 31.01.2019.

     

Shkurt
Shkurt
Shkurt

Info për kalendarin


    Ditë njoftimi

    Ditë seance

    Ditë vendimi

    Dhomë këshillimi

Loading...
Gjykata_Kushtetuese_e_Shqipërisë_logo.svg
Gjykata Kushtetuese
Webp.net-resizeimage-3
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit
Institucioni i Komisionerëve Publikë
small_md
Ministria e Drejtesise
logo
Gjykatat e Republikës së Shqipërisë
kld
Këshilli i Lartë Gjyqësor
ildkpi
ILDKP