Kreu

Kolegji i Posaçëm i Apelimit është një institucion kushtetues i pavarur. Ka si qëllim Rivlerësimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, si dhe ka juridiksion disiplinor ndaj anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurorit të Përgjithshëm dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Shqyrton ankimet kundër vendimeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë për vendosjen e masave disiplinore ndaj gjyqtarëve, prokurorëve dhe inspektorëve të tjerë.

«
»
Mon
Tue
Wed
Thu
Fri
Sat
Sun
Qershor
Qershor
Qershor
Qershor
Qershor
Qershor
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
  • Dhomë Këshillimi
    All day
    2018.07.10

    Njoftim vendimi

    Trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, kryesuar nga Rezarta Schuetz, me gjyqtar relator Ardian Hajdari dhe anëtarë Ina Rama, Luan Daci dhe Sokol Çomo, sot, më datë 10.07.2018, ora 11:00, në dhomë këshillimi, bazuar në nenin 179/b, pika 5 e Kushtetutës, neni 63 i ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash vendosi:

    Pushimin e shqyrtimit të çështjes me Nr. 3/2018(JR), datë 17.04.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit Nr.4, datë 23.03.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit z. Sulejman Tola.

    Më datë 12.06.2018, pranë KPA-së është paraqitur shkresa nr.9/4 prot, e Komisionerëve Publikë, me lëndë: “Heqje dorë nga ankimi ndaj vendimit nr.4, datë 22.03.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për subjektin e rivlerësimit z.Sulejman Tola.

    Tola ka dhënë dorëheqjen nga detyra, për shkak të arritjes së moshës së pensionit në 26 janar 2017.

    Ky vendim u mor me shumicë votash prej 4:1. Gjyqtari Sokol Çomo ishte në pakicë.

11
  • Ditë njoftimi
    All day
    2018.07.11

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja  Nr. 7/2018 JR, datë 09.07.2018 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit z.Fatmir Hoxha kundër Vendimit nr. 18 datë 10.05.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit z. Fatmir Hoxha.

    Sot, në datën 11.07.2018, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

     

    Kryesues: Albana Shtylla

    Relator:   Ina Rama

    Anëtarë: Luan Daci, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

12
13
14
15
16
  • Seancë
    All day
    2018.07.16

    Ditën e hënë më datë 16.07.2018, ora 09:00, pranë KPA-së, u çel seanca publike mbi çështjen  Nr.2/2018 JR, datë 17.04.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit Nr.5, datë 23.03.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit znj. Mirela Fana.

    Për arsye të mosparaqitjes në seancë të subjektit apo të një përfaqësuesi ligjor, trupi gjykues me shumicë votash, vendosi:

    Shtyrjen e seancës ditën e hënë, më datë 10.09.2018, ora 10.00.

    Përsëritjen e njoftimeve për subjektin në përputhje me ligjin.

    Ribërjen e komunikimit të vendimit nr.5, datë 23.032018, dhënë nga KPK-ja në ngarkim të subjektit.

    Ribërjen e komunikimit të ankimit dhënë nga Komisioneri Publik kundër vendimit të dhënë nga KPK-ja për subjektin e rivlerësimit znj. Mirela Fana.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • Njoftim
    All day
    2018.07.16

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja  Nr. 8/2018 JR, datë 12.07.2018 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit znj.Altina Xhoxhaj kundër Vendimit nr. 17 datë 03.05.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit znj. Altina Xhoxhaj.

    Sot, në datën 16.07.2018, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesues: Ina Rama

    Relator:   Ardian Hajdari

    Anëtarë: Albana Shtylla, Luan Daci, Natasha Mulaj

17
  • Njoftim vendimi
    All day
    2018.07.17

    Trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, kryesuar nga Luan Daci, relatore Natasha Mulaj dhe anëtarë Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Sokol Çomo, sot, më datë 17.07.2018, ora 10:00, në dhomë këshillimi, bazuar në nenin 66/1 – a, të ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, vendosi unanimisht:

    Lënien në fuqi të vendimit nr.12, datë 23.03.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Fatos Lulo.

    Ky vendim është përfundimtar, i formës së prerë.

18
19
20
21
22
23
  • Njoftim
    All day
    2018.07.23

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja Nr. 9/2018 JR, datë 19.07.2018 që i përket ankimit të Komisionerit Publik, kundër vendimit nr. 22, datë 07.06.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit z. Edmond Islamaj.

    Sot, në datën 23.07.2018, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    • Kryesues:        Luan Daci
    • Relator:           Sokol Çomo
    • Anëtarë:          Albana Shtylla, Ina Rama, Rezarta Schuetz
24
25
26
  • Njoftim
    All day
    2018.07.26

    Trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, kryesuar nga Ardian Hajdari, relator Luan Daci dhe anëtarë Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo, sot, më datë 26.07.2018, në dhomë këshillimi, bazuar në nenin 66/1 gërma “a” të ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, vendosi unanimisht:

    Lënien në fuqi të vendimit N14 datë 13.04.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit z. Besim Trezhnjeva. Ky vendim është përfundimtar, i formës se prerë dhe hyn në fuqi menjëherë. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

    U shpall sot, në Tiranë më datë 26.07.2018.

27
28
29
30
31
Gusht
Gusht
Gusht
Gusht
Gusht

Info për kalendarin


    Ditë njoftimi

    Ditë seance

    Ditë vendimi

    Dhomë këshillimi

Loading...
Gjykata_Kushtetuese_e_Shqipërisë_logo.svg
Gjykata Kushtetuese
Webp.net-resizeimage-3
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit
Institucioni i Komisionerëve Publikë
small_md
Ministria e Drejtesise
logo
Gjykatat e Republikës së Shqipërisë
kld
Këshilli i Lartë Gjyqësor
ildkpi
ILDKP