Kreu

Kolegji i Posaçëm i Apelimit është një institucion kushtetues i pavarur. Ka si qëllim Rivlerësimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, si dhe ka juridiksion disiplinor ndaj anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurorit të Përgjithshëm dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Shqyrton ankimet kundër vendimeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë për vendosjen e masave disiplinore ndaj gjyqtarëve, prokurorëve dhe inspektorëve të tjerë

< 2018 >
November
«
»
Mon
Tue
Wed
Thu
Fri
Sat
Sun
Tetor
Tetor
Tetor
1
  • Njoftim
    All day
    2018.11.01

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 27/2018, datë 29.10.2018 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Artan Broci kundër vendimit nr. 53 datë 31.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Artan Broci.
    Sot, në datën 01.11.2018, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
    Kryesuese: Ina Rama
    Relator: Ardian Hajdari
    Anëtarë: Albana Shtylla, Luan Daci, Sokol Çomo

2
3
4
5
6
7
8
9
  • Njoftime
    All day
    2018.11.09

    Njoftim

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 28/2018, datë 05.11.2018 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arben Nela kundër vendimit nr. 44, datë 23.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Arben Nela.

    Sot, në datën 09.11.2018, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesuese: Rezarta Schuetz

    Relatore:  Natasha Mulaj

    Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo

    ****

     

    Njoftim

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 29/2018, datë 05.11.2018 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 60, datë 01.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Gentian Medja.

    Sot, në datën 09.11.2018, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesuese: Natasha Mulaj

    Relator:  Luan Daci

    Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Sokol Çomo

     

    ****

    Njoftim

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 30/2018, datë 06.11.2018 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 43, datë 18.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Nertina Kosova.

    Sot, në datën 09.11.2018, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesues: Sokol Çomo

    Relatore:  Natasha Mulaj

    Anëtarë: Ardian Hajdari, Luan Daci, Rezarta Schuetz

     

    ****

    Njoftim

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 31/2018, datë 06.11.2018 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Bujar Hoti kundër vendimit nr.64, datë 10.09.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Bujar Hoti.

    Sot, në datën 09.11.2018, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesues: Ardian Hajdari

    Relatore:  Albana Shtylla

    Anëtarë: Luan Daci, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

     

  • Njoftim
    All day
    2018.11.09

    Sot, më datë 09.11.2018, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e anëtarit të trupit gjykues, gjyqtarit Sokol Çomo, në çështjen (JR) nr. 22/2018, datë 19.10.2018 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Admir Thanza kundër vendimit nr. 40 datë 17.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Pas hedhjes së këtij shorti, gjyqtari Sokol Çomo është zëvendësuar nga gjyqtari Luan Daci.

    Kërkesa e subjektit të rivlerësimit Admir Thanza, për përjashtimin e gjyqtarit Sokol Çomo është pranuar me shumicë votash me vendimin nr.22/6, datë 06.11.2018, nga trupi gjykues i përbërë nga: Albana Shtylla (kryesuese), Ardian Hajdari, Luan Daci, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz, anëtarë.

    Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 22/2018, datë 19.10.2018, do të ketë përbërjen që vijon:

    Kryesues: Rezarta Schuetz

    Relator:   Ardian Hajdari

    Anëtarë: Ina Rama, Luan Daci, Natasha Mulaj

10
11
12
  • Ditë seance
    All day
    2018.11.12

    Ditën e hënë më datë 12.11.2018, ora 10:00, gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr.9/2018, datë 19.07.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr.22, datë 07.06.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Edmond Islamaj.

    Trupi gjykues ​për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesues: Luan Daci

    Relator:   Sokol Çomo

    Anëtarë:    Albana Shtylla, Ina Rama, Rezarta Schuetz

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

13
14
15
  • Njoftim
    All day
    2018.11.15

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.32/2018, datë 12.11.2018 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ervin Metalla kundër vendimit nr.45, datë 23.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Ervin Metalla.

    Sot, në datën 15.11.2018, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesuese: Albana Shtylla

    Relatore: Rezarta Schuetz

    Anëtarë: Ina Rama, Ardian Hajdari , Natasha Mulaj

  • Njoftime
    All day
    2018.11.15

    Njoftim

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.33/2018, datë 12.11.2018 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 58, datë 01.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Besnik Muçi.

    Sot, në datën 15.11.2018, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesues: Sokol Çomo

    Relator : Ardian Hajdari

    Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Natasha Mulaj

     ****

    Njoftim

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.34/2018, datë 13.11.2018 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 62, datë 03.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Artur Malaj.

    Sot, në datën 15.11.2018, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesuese: Rezarta Schuetz

    Relator: Sokol Çomo

    Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Ardian Hajdari

16
  • Ditë seance
    All day
    2018.11.16

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 16.11.2018, ora 9.30, seancën gjyqësore, publike të radhës për çështjen (JR) nr.9/2018, datë 19.07.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr.22, datë 07.06.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Edmond Islamaj.

    Në funksion të shqyrtimit të ankimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të hetojë disa fakte juridike të rëndësishme për çështjen, duke kërkuar informacion dhe dokumentacion nga institucionet shtetërore kompetente.

    Trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore më datë 11.12.2018, ora 11.30.

    Seanca do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

17
18
19
  • Ditë vendimi
    All day
    2018.11.19

    Trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, kryesuar nga Ina Rama, relatore  Natasha Mulaj dhe anëtarë Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe Luan Daci, sot, më datë 19.11.2018, shqyrtoi në dhomë këshillimi, çështjen nr.12/2018 (JR) që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Gentian Trenova, kundër vendimit nr. 25, datë 20.06.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin D, pika 3 dhe 5 dhe nenit E, pika 4 të Aneksit të Kushtetutës, të nenit 61, pika 3, 4 dhe 5 të  ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në nenin 66 pika 1, germa “a” të​ ligjit nr.84/2016, trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit vendosi unanimisht:

    Lënien në fuqi të vendimit nr. 25, datë 20.06.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Gentian Trenova.
    Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
    U shpall sot në Tiranë, më datë 19.11.2018.
    Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të publikojë vendimin e plotë të arsyetuar brenda 30 ditëve nga shpallja e tij.

20
21
22
  • Ditë vendimi
    All day
    2018.11.22

    Trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, kryesuar nga Albana Shtylla, relatore  Ina Rama dhe anëtarë Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo, sot, më datë 22.11.2018, shqyrtoi në dhomë këshillimi, çështjen nr.16/2018 (JR) që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Tom Ndreca, kundër vendimit nr. 39, datë 17.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin D, pika 3 dhe 5 dhe nenit DH, pika 4 të Aneksit të Kushtetutës, të nenit 61, pika 3 të  ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në nenin 66 pika 1, germa “a” të​ ligjit nr.84/2016, trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit vendosi unanimisht:

    1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 39, datë 17.07.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Tom Ndreca.
    2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
    3. U shpall sot në Tiranë, më datë 22.11.2018

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të publikojë vendimin e plotë të arsyetuar brenda 30 ditëve nga shpallja e tij.

23
24
25
26
27
28
29
30
Dhjetor
Dhjetor

Info për kalendarin


    Ditë njoftimi

    Ditë seance

    Ditë vendimi

    Dhomë këshillimi

Loading...
Gjykata_Kushtetuese_e_Shqipërisë_logo.svg
Gjykata Kushtetuese
Webp.net-resizeimage-3
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit
Institucioni i Komisionerëve Publikë
small_md
Ministria e Drejtesise
logo
Gjykatat e Republikës së Shqipërisë
kld
Këshilli i Lartë i Drejtësisë
ildkpi
ILDKP