Kreu

Kolegji i Posaçëm i Apelimit është një institucion kushtetues i pavarur. Ka si qëllim Rivlerësimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, si dhe ka juridiksion disiplinor ndaj anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurorit të Përgjithshëm dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Shqyrton ankimet kundër vendimeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë për vendosjen e masave disiplinore ndaj gjyqtarëve, prokurorëve dhe inspektorëve të tjerë

< 2019 >
January
«
»
Mon
Tue
Wed
Thu
Fri
Sat
Sun
Dhjetor
1
2
3
4
5
6
7
8
9
  • Dhomë Këshillimi
    All day
    2019.01.09

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 09 janar 2019, ora 10.00 shqyrtimin në dhomë këshillimi të çështjes me numër regjistri (JR) 15/2018, datë 11.09.2018, për ankimin e subjektit të rivlerësimit Artan Lazaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 34, datë 11.07.2018 dhe vendosi zhvillimin e gjykimit të kësaj çështje në seancë gjyqësore publike me praninë e palëve,  ditën e mërkurë, në datën 23.01.2019, ora 10:00.

    Gjykimi në seancë publike u vendos për të debatuar, nëse shkelja e rëndë procedurale e pretenduar nga subjekti i rivlerësimit në ankim, për mosshqyrtimin e kërkesës së tij për përjashtimin e Komisioneres Brunilda Bekteshi nga shqyrtimi i çështjes, nga një tjetër trup gjykues i Komisionit të Pavarur të Kualifikuar, i ndryshëm nga trupi gjykues që ka dhënë vendimin nr. 34, datë 11.07.2018, ka ndikuar ose jo në bazueshmërinë e këtij vendimi.

    Seanca do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

     

10
11
12
13
14
15
  • Ditë seance
    All day
    2019.01.15

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 15 janar 2019, seancën gjyqësore publike të radhës për çështjen (JR) nr. 9/2018, datë 19.07.2018, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 22, datë 07.06.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Edmond Islamaj.

    Në seancën e sotme, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën ditën e martë, më datë 22.01.2019, ora 12:00, për të kërkuar të dhëna nga sistemi TIMS për hyrje-daljet nga territori i Shqipërisë për subjektin e rivlerësimit Edmond Islamaj dhe personave të lidhur me të, për periudhën 1 janar 2004 deri në 1 janar 2008, për të bërë pjesë të analizës financiare edhe shpenzimet e këtyre udhëtimeve.

    Seanca do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • Njoftim
    All day
    2019.01.15

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.3/2019, datë 11.01.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Entela Prifti kundër vendimit nr. . 69, datë 10.10.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Entela Prifti.

    Sot, në datën 15.01.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesuese: Albana Shtylla

    Relator: Ardian Hajdari

    Anëtarë: Luan Daci, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

16
17
18
19
20
21
22
  • Dite Seance
    All day
    2019.01.22

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 15 janar 2019, seancën gjyqësore publike të radhës për çështjen (JR) nr. 9/2018, datë 19.07.2018, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 22, datë 07.06.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Edmond Islamaj.

    Në seancën e datës 15 janar 2019, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën ditën e martë, më datë 22.01.2019, ora 12:00, për të kërkuar të dhëna nga sistemi TIMS për hyrje-daljet nga territori i Shqipërisë për subjektin e rivlerësimit Edmond Islamaj dhe personave të lidhur me të, për periudhën 1 janar 2004 deri në 1 janar 2008, për të bërë pjesë të analizës financiare edhe shpenzimet e këtyre udhëtimeve.

    Seanca do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

23
  • Ditë seance
    All day
    2019.01.23

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 09 janar 2019, ora 10.00 shqyrtimin në dhomë këshillimi të çështjes me numër regjistri (JR) 15/2018, datë 11.09.2018, për ankimin e subjektit të rivlerësimit Artan Lazaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 34, datë 11.07.2018 dhe vendosi zhvillimin e gjykimit të kësaj çështje në seancë gjyqësore publike me praninë e palëve,  ditën e mërkurë, në datën 23.01.2019, ora 10:00.

    Gjykimi në seancë publike u vendos për të debatuar, nëse shkelja e rëndë procedurale e pretenduar nga subjekti i rivlerësimit në ankim, për mosshqyrtimin e kërkesës së tij për përjashtimin e Komisioneres Brunilda Bekteshi nga shqyrtimi i çështjes, nga një tjetër trup gjykues i Komisionit të Pavarur të Kualifikuar, i ndryshëm nga trupi gjykues që ka dhënë vendimin nr. 34, datë 11.07.2018, ka ndikuar ose jo në bazueshmërinë e këtij vendimi.

    Seanca do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

24
25
26
27
28
29
30
31
Shkurt
Shkurt
Shkurt

Info për kalendarin


    Ditë njoftimi

    Ditë seance

    Ditë vendimi

    Dhomë këshillimi

Loading...
Gjykata_Kushtetuese_e_Shqipërisë_logo.svg
Gjykata Kushtetuese
Webp.net-resizeimage-3
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit
Institucioni i Komisionerëve Publikë
small_md
Ministria e Drejtesise
logo
Gjykatat e Republikës së Shqipërisë
kld
Këshilli i Lartë i Drejtësisë
ildkpi
ILDKP